25.5 C
Tiranë
Tuesday, July 28, 2026

Vrasja e Jani Aliaj në burg, hetimet marrin kthesë: Dyshime se autor është i burgosuri shqiptar

Hetimet për vrasjen e 49-vjeçarit Jani Aliaj në burgun e Koridhalos në Greqi kanë hyrë në një fazë të re, duke hedhur dyshime të forta mbi autorësinë e krimit.

Sipas burimeve policore greke, dyshohet se autor i vrasjes mund të jetë 44-vjeçari nga Tepelena, Xhuliano Halili, i cili ndodhej në të njëjtin sektor dhe në qeli pranë me viktimën. Halili rezulton gjithashtu i plagosur gjatë ngjarjes, një detaj që ka ngritur dyshime të forta te hetuesit.

Fillimisht, përgjegjësinë për vrasjen e mori një i burgosur grek, 27-vjeçari Kristos Vardhuniotis, i cili u vetëdorëzua duke deklaruar: “Ta dini, unë e vrava”. Megjithatë, hetimet paraprake nuk konstatuan shenja përleshjeje, çka bie ndesh me versionin e tij. Në të kundërt, në vendngjarje u gjet i plagosur Halili, i cili ka precedent të rëndë penal, pasi dy vite më parë kishte kryer një tjetër vrasje brenda të njëjtit burg, atë të Alfond Ndocit.

Burime nga komuniteti i burgjeve kanë pohuar se prej ditësh qarkullon versioni se vrasja është kryer nga Halili, ndërsa i burgosuri grek dyshohet se është paguar ose kërcënuar për të marrë përsipër autorësinë. Ky informacion, sipas të njëjtave burime, ka mbërritur tashmë edhe te autoritetet greke, të cilat kanë intensifikuar hetimet.

Ndërkohë, burime të tjera bëjnë me dije se Jani Aliaj dyshohej prej vitesh se ishte përdorur në konfliktet e ashtuquajtura të “mafies greke”. Ai ishte përfolur si ekzekutor në një atentat ndaj një figure të rëndësishme të grupeve kriminale që kontrollojnë jetën e natës në Greqi, megjithëse këto dyshime nuk janë provuar kurrë zyrtarisht.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet greke pritet të sqarojnë plotësisht rrethanat dhe autorësinë e vrasjes që ka tronditur burgun e Koridhalos.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në aksin Elbasan–Metalurgji, përplasen 4 automjete, raportohet një i lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin Elbasan–Metalurgji. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, ku sipas informacioneve paraprake janë përfshirë...

SPAK kërkon ekstradimin e biznesmenit Ilir Shtufi nga Greqia, arrestimi në Selanik pas një...

0
Brenda afatit 40-ditor të vendosur nga gjykata e Selanikut, Prokuroria e Posaçme (SPAK) u ka dërguar autoriteteve greke letërporosinë për ekstradimin e biznesmenit të...

Agron Shehaj pezullohet 60 ditë nga Kuvendi, PS e akuzoi për marrjen e dokumentit...

0
Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është pezulluar për 60 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare. Vendimi është...

Tronditet Vince McMahon! Gjykata mbyll padinë për trafikim seksual, por telashet e ish-kreut të...

0
Gjykata Federale e Connecticut në Shtetet e Bashkuara ka vendosur mbylljen e padisë civile të ngritur nga ish-punonjësja e WWE, Janel Grant, kundër ish-drejtuesit...

Gjykata e Lartë e Brazilit refuzon lirimin e Ervin Matës, mbetet në arrest në...

0
Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës, duke lënë në fuqi masën e arrestit parandalues me qëllim ekstradimin...