12.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Vdes në burgun e Shkodrës një i paraburgosur 19-vjeçar, nisin verifikimet për rrethanat

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë ditën e sotme në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Shkodër.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se viktima është shtetasi Nicolae Ionnut Erion Deliver, i datëlindjes 23 mars 2005, lindur në Rumani dhe banues në Shkodër. Ai ishte arrestuar më 7 tetor 2024 dhe ishte akomoduar në IEVP Shkodër më 10 tetor 2024, me masë sigurimi “arrest në burg”, për veprat penale “vjedhje me dhunë” dhe “prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Sipas të dhënave paraprake, gjatë paradites së sotme i riu është konstatuar nga personeli i shërbimit duke qëndruar në shtrat, çka ka sjellë njoftimin e menjëhershëm të stafit shëndetësor të institucionit. Pas vlerësimit mjekësor, janë evidentuar parametra jetësorë të ulët dhe është vendosur dërgimi i tij urgjent në spital.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut, ku gjatë rrugës ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga stafi shëndetësor. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme në urgjencë, mjeku ka konstatuar ndërrimin e jetës së tij.

Autoritetet bëjnë me dije se organet kompetente janë njoftuar menjëherë dhe se po bashkëpunohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, në përputhje me procedurat ligjore.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka deklaruar se mbetet e gatshme të vërë në dispozicion çdo informacion të mëtejshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Makina përmbyset pranë qendrës tregtare në Tiranë – shpëton shoferja

0
Një aksident është regjistruar në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë, ku një automjet është përmbysur gjatë lëvizjes. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja janë...

Meta i transformuar në gjyq pas 18 muajsh izolim – detaje nga jeta e...

0
Ilir Meta është shfaqur për herë të parë në publik pas rreth 18 muajsh paraburgim, gjatë seancës së parë gjyqësore ku ai dhe të...

‘Gjykata është kthyer në shërbëtore të SPAK’ – Monika Kryemadhi shpërthen pas seancës ndaj...

0
Monika Kryemadhi ka bërë deklarata të forta pas seancës së parë në themel të procesit gjyqësor ku janë të përfshirë ajo, Ilir Meta dhe...

‘Mos përfshi fëmijët!’ – debat i ashpër në Ferma VIP, Sara shpërthen në lot

0
Një përplasje e fortë është regjistruar mes konkurrenteve në Ferma VIP, ku debati mes Mozës dhe Sarës ka kaluar në tone të ashpra dhe...

Hakmarrja pas 10 vitesh? 13-vjeç kur i ati u vra është mes të dyshuarve...

0
Zbardhen detaje të reja nga atentati i rëndë në Balldren të Lezhës, ku u ekzekutuan Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, ndërsa në fokus të hetimeve...