30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

“Po largohem, mos më kërkoni” – zhduket 14-vjeçarja në Durrës, familja apel për ndihmë

Një 14-vjeçare, nxënëse e shkollës Shkolla “Qemal Mici”, është larguar nga banesa e saj në Durrës që në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke vënë në alarm familjarët dhe autoritetet.

Sipas deklarimeve të nënës së saj, B. Tusku, vajza ka qenë në shtëpi deri rreth orës 05:00 të mëngjesit, kohë kur ajo ishte zgjuar për konsumimin e syfyrit. Megjithatë, rreth orës 06:30, e mitura nuk është gjetur më në dhomën e saj.

Familjarët bëjnë me dije se në banesë është gjetur një letër, ku vajza kishte shkruar: “Po largohem, mos më kërkoni”, çka ka rritur edhe më shumë shqetësimin për fatin e saj.

Menjëherë pas konstatimit të mungesës, prindërit kanë nisur kërkimet, ndërsa është vënë re se 14-vjeçarja nuk është paraqitur as në shkollë gjatë mëngjesit. Për rastin është bërë edhe denoncimi në polici, ndërkohë që autoritetet kanë nisur verifikimet për gjetjen e saj.

Familja apelon për ndihmë nga qytetarët, duke kërkuar që kushdo që mund të ketë informacion apo ta ketë parë të miturën, të kontaktojë në numrat e mëposhtëm:
0693367135 / 0695523151

Rasti mbetet në ndjekje, ndërsa çdo informacion mund të jetë vendimtar për gjetjen sa më të shpejtë të 14-vjeçares.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...