24.8 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Operacioni në Malësi të Madhe, arrestohet 52-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi

Malësi e Madhe – Një 52-vjeçar është vënë në pranga nga policia, në kuadër të një operacioni për goditjen e veprimtarisë së kultivimit të lëndëve narkotike.

I arrestuari, B. R., banues në fshatin Gruemirë Çezmë, ishte shpallur më herët në kërkim dhe ndaj tij Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sipas hetimeve, ai dyshohet se kishte kultivuar një sasi filizash dhe farash kanabisi në ambientet e një magazine në pronësi të tij, duke përdorur platforma polistiroli për rritjen e bimëve.

Gjatë kontrolleve të mëparshme, bimët narkotike janë zbuluar dhe asgjësuar nga policia, ndërsa hetimet e mëtejshme kanë çuar në identifikimin dhe arrestimin e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodra për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa çështja vijon të jetë nën hetim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...