23.3 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Operacion antidrogë në Itali, goditet rrjeti me bazë shqiptare – 28 masa sigurie në operacionin‘Daku’

Bolzano – Policia italiane ka finalizuar një operacion të gjerë antidrogë të koduar “Daku”, duke goditur një organizatë kriminale të dyshuar me përbërje kryesisht nga shtetas shqiptarë.

Pas rreth dy viteve hetime, autoritetet kanë ekzekutuar 28 masa sigurie, mes tyre arrest me burg, arrest shtëpie dhe detyrim paraqitjeje. Hetimet kanë nisur në vitin 2023 dhe kanë zbuluar një rrjet të strukturuar trafiku narkotikësh në disa vende të Europës.

Sipas autoriteteve italiane, grupi dyshohet se ishte i organizuar në celula dhe kishte role të mirëpërcaktuara, ndërsa droga – kokainë, heroinë, hashash dhe kanabis – dyshohet se vinte nga Amerika Latine dhe shpërndahej në Itali përmes rrugëve tranzite si Belgjika dhe Spanja.

Gjatë operacionit janë sekuestruar mbi 60 kilogramë lëndë narkotike, rreth 80 mijë euro cash, si dhe armë dhe prova të tjera materiale.

Hetimet janë mbështetur në përgjime telefonike dhe ambientale, si dhe në analizimin e komunikimeve në rrjete sociale, ku anëtarët e grupit përdornin gjuhë të koduar dhe nofkën “Daku” për komunikim.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se operacioni vijon, ndërsa Antimafia e Trento Antimafia po punon për të identifikuar të gjitha lidhjet e rrjetit kriminal në nivel ndërkombëtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...