21.9 C
Tiranë
Tuesday, July 28, 2026

“Më vjen keq, kërkoj falje” – pranon fajësinë i akuzuari për kanosjen e moderatorit Alaudin Hamiti

I akuzuari për kanosjen e moderatorit Alaudin Hamiti ka pranuar fajësinë gjatë seancës fillestare në gjykatë.

Sipas procesit gjyqësor, Liman Berisha e pranoi akuzën pasi ajo u lexua nga prokurori Arian Frrokaj, duke deklaruar se ndihet fajtor për veprimin dhe duke kërkuar falje për ngjarjen. Ai shtoi se nuk ka pasur qëllim të shkaktojë dëm ndaj moderatorit.

Avokati mbrojtës, Gojart Zymberi, e cilësoi rastin si një reagim emocional pa rrezik real dhe kërkoi që klientit të tij t’i jepet një dënim sa më i lehtë, si dhe heqja e masës së arrestit shtëpiak.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja ligjore e palës së dëmtuar, Blinera Osmani, deklaroi se kërcënimi ka shkaktuar frikë dhe pasiguri te Hamiti, duke ndikuar në jetën e tij të përditshme dhe gjendjen emocionale.

Vetë Alaudin Hamiti tha në gjykatë se nuk e njeh të akuzuarin dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me të, duke kërkuar sqarim mbi arsyet e kërcënimit.

Gjykata miratoi pranimin e fajësisë, ndërsa vendimi përfundimtar dhe masa e dënimit do të shpallen në seancën e radhës. Sipas aktakuzës, rasti lidhet me mesazhe kërcënuese të dërguara në rrjetin social Facebook në nëntor 2024.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...