25.5 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Këlliçi akuza në Kuvend: ‘Duhej të flisnim për skandalin e AKSHI-t, jo për arritje imagjinare’

Seanca plenare në Kuvend u shoqërua me akuza të forta nga opozita, ku deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, kërkoi që fokusi i diskutimeve të ishte te çështja e AKSHI-t dhe jo te procesi i integrimit europian.

Në fjalën e tij, Këlliçi iu referua veprimeve të fundit të SPAK, duke theksuar se janë sekuestruar pasuri me vlerë mbi 40 milionë euro ndaj ish-zyrtares Mirlinda Karçanaj dhe biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Ai kritikoi drejtpërdrejt qeverinë dhe reagoi ndaj deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, për integrimin në BE:
“Krenoheni që bëni punë… Para pak u fol në foltore për arritje imagjinare. Shqipëria për pak sa jemi vend anëtar i BE. Po këta janë mashtrime skandaloze.”

Këlliçi ngriti gjithashtu shqetësimin për korrupsionin dhe perceptimin ndërkombëtar:
“Si flet është kthyer Shqipëria në vendin kyç të pastrimit të parave… Komisionerja për zgjerim përmendi vetëm Malin e Zi. Shqipëria nuk përmendet më.”

Duke u ndalur te çështja e AKSHI-t, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për mbrojtje publike të ish-drejtores së institucionit:
“Kryeministri ka bërë avokatinë e Mirlinda Karçanajt, ka thënë është e pastrehë… Doli zonja në fjalë me 4 vila, shofer privat e dhjetëra mijëra metra truall në pronësi.”

Në përfundim, deputeti demokrat kërkoi përgjegjësi për këtë çështje:
“A mban njeri përgjegjësi për këto?”

Debati për dosjen e AKSHI-t dhe procesin e integrimit europian vijon të thellojë përplasjet mes opozitës dhe mazhorancës në Kuvend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...