12.5 C
Tiranë
Thursday, April 23, 2026
spot_img

Balliu në Kuvend: ‘Rama duhet të ishte këtu për të dhënë llogari për AKSHI-n’

Seanca plenare është shoqëruar me akuza të forta nga opozita lidhur me aksionin e fundit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), që ka vendosur sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 40 milionë euro ndaj personave të përfshirë në hetimet për AKSHI-n, përfshirë ish-drejtoreshën Mirlinda Karçanaj dhe biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu kërkoi praninë e kryeministrit Edi Rama në sallë, duke thënë se ai duhet të japë shpjegime për situatën e krijuar.

“Do të ishte e udhës që kryeministri të ishte këtu, pasi është i vetmi kryeministër në botë i kapur në flagrancë në mashtrim,” deklaroi Balliu.

Ai iu referua edhe deklarimeve të mëparshme të kryeministrit për ish-drejtoreshën e AKSHI-t:
“Ka thënë se është një njeri që s’ka as shtëpi, as makinë… dhe sot del me apartamente në zona ku metri katror shkon 5.000 euro.”

Balliu akuzoi gjithashtu për përfitime të paligjshme nga tenderat publikë dhe përmendi figura të përfshira në hetime, duke i cilësuar si pjesë të një sistemi të korruptuar.

“Pikërisht me këto denoncime janë arritur hapa. Disa që ju i bëtë investitorë strategjikë sot janë në burg,” tha ai.

Në vijim, ai theksoi se denoncimet e opozitës kanë ndihmuar në zbardhjen e rasteve të korrupsionit, ndërsa akuzoi qeverinë për bllokim të integrimit europian.

“Sot kryeministri duhet të ishte këtu dhe të jepte llogari… Integrimi i Shqipërisë në BE ka vetëm një shpresë: largimin tuaj,” përfundoi Balliu.

Debatet mbi çështjen e AKSHI-t vijojnë të dominojnë përplasjet politike në Kuvend, ndërsa mazhoranca dhe opozita mbeten në qëndrime të kundërta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Kavajë–Rrogozhinë, humb jetën këmbësori

0
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 20:15, në afërsi të...

Bashkia e Vlorës “godet” pushuesit: rriten tarifat e plazheve publike në 700 lekë për...

0
Bashkia e Vlorës ka hedhur për shqyrtim një projektvendim që parashikon rritjen e tarifës për shërbimin në plazhet publike të administruara nga njësia vendore,...

Briseida Çakërri: Opozita nuk ka votuar asnjë ligj të integrimit

0
Deputetja Briseida Çakërri ka deklaruar se opozita nuk ka mbështetur me votë asnjë nga ligjet që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në...

Kumbaro në Kuvend: Licencimi i mësuesve nuk është vendim i ri, por detyrim ligjor...

0
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, gjatë interpelancës së kërkuar nga deputetë të opozitës për çështjen e licencimit të mësuesve, sqaroi se procesi nuk përbën...

Shqipëri: Reagime nga politika pas ndarjes nga jeta të Rexhep Qoses

0
Ka vijuar reagimi i figurave të larta shtetërore dhe politike pas ndarjes nga jeta të akademikut të njohur Rexhep Qosja, një prej emrave më...