25.8 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

“Fati i Lojërave” godet në Kavajë: 16 makina lojërash të sekuestruara, dy persona në kërkim

Policia e Shtetit ka vijuar operacionin e koduar “Fati i Lojërave”, duke goditur aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Kavajë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në lagjen nr. 1 dhe lagjen nr. 6, uniformat blu zbuluan dy ambiente të përshtatura për organizimin e lojërave të fatit, ku ishin instaluar makina elektronike për këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Në total, janë sekuestruar 16 makina lojërash fati, konkretisht 5 në një ambient dhe 11 në tjetrin.

Në lidhje me rastin, policia ka shpallur në kërkim dy shtetas, të moshave 26 dhe 20 vjeç, të cilët dyshohet se kishin marrë me qira ambientet ku zhvillohej aktiviteti i paligjshëm.

Autoritetet bëjnë me dije se vijon puna për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Operacionet dhe kontrollet në terren pritet të vijojnë, me fokus goditjen e lojërave të fatit të paligjshme në të gjithë vendin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...