25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Gjykimet e nxituara janë të pavenda” – Ezio Maria Simonelli reagon për hetimet në futbollin italian

Ezio Maria Simonelli ka reaguar pas zhvillimeve dhe hetimeve të hapura që kanë përfshirë figurën e Gianluca Rocchi, duke bërë thirrje për kujdes dhe respektim të procesit hetimor.

Në një deklaratë zyrtare, presidenti i Lega Serie A theksoi se deri në përfundim të hetimeve bëhet fjalë vetëm për akuza dhe jo për fakte të provuara. “Gjykimet e nxituara apo përfundimet e çdo lloji janë të pavenda,” u shpreh ai.

Simonelli nënvizoi se organet sportive përkatëse, përfshirë Prokurorinë e FIGC dhe atë të CONI, janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po ndjekin zhvillimet. Sipas tij, drejtësia duhet të bëjë punën e saj pa u ndikuar nga presioni mediatik.

Ai shtoi se kredibiliteti i kampionatit nuk duhet të vihet në dyshim nga zhvillime ende të paqarta, duke theksuar nevojën për transparencë dhe barazi trajtimi në të gjithë sistemin e futbollit italian.

“Nëse dikush ka gabuar, do të mbajë përgjegjësi. Por nuk mund të lejojmë që të dëmtohet reputacioni i të gjithë sistemit,” përfundoi Simonelli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...