28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Arrestohet ‘bosi i drogës së kodrave’ shqiptar në Itali – 22 kg kokainë dhe arsenal armësh në duart e karabinierëve

Karabinierët në Cuneo të Italisë kanë finalizuar një operacion të befasishëm antidrogë, gjatë të cilit është arrestuar një shtetas shqiptar dhe janë sekuestruar sasi të mëdha droge dhe armësh.

Sipas autoriteteve italiane, në banesat e të dyshuarit Artur Hysenaj janë gjetur 22 kilogramë kokainë e pastër, me një vlerë të përllogaritur tregu mbi 5 milionë euro, si dhe një arsenal armësh përfshirë pesë pistoleta, silenciatorë dhe rreth 200 fishekë municionesh.

Mediat italiane e kanë cilësuar 47-vjeçarin si “bosi i drogës së kodrave”, duke raportuar se lënda narkotike ishte e destinuar për shpërndarje në zonën e Astit, në rajonin e Piemontes.

Operacioni u zhvillua me ndihmën e qenve antidrogë dhe zgjati disa ditë hetimesh të koordinuara nga prokuroria lokale. Droga dhe armët janë gjetur në dy ambiente të ndryshme, përfshirë një garazh në Via Palio.

Autoritetet theksojnë se një nga armët ishte e pajisur me karikator të mbushur dhe gati për përdorim në automjetin e të arrestuarit.

Hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin e plotë të trafikut të drogës ku dyshohet se ishte i përfshirë i arrestuari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...