26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

21-vjeçari pranon në gjykatë planin për sulm në koncertin e Taylor Swift në Vjenë: “Isha i përfshirë në përgatitje”

Një 21-vjeçar ka pranuar në gjykatë se kishte planifikuar një sulm të mundshëm gjatë një prej koncerteve të Taylor Swift në Vjenë, të mbajtura në gusht 2024, duke tronditur hetimet për sigurinë e eventit që u anulua në momentet e fundit.

Sipas prokurorisë, i riu i identifikuar si Beran A. dyshohet se vepronte në kuadër të një rrjeti me lidhje ekstremiste dhe kishte nisur përgatitjet disa javë para ngjarjes. Hetuesit thonë se në banesën e tij u gjetën materiale të dyshuara për prodhimin e eksplozivëve, përfshirë edhe një pajisje që ishte thuajse e përfunduar.

Ndërhyrja e policisë u realizua vetëm një ditë para koncertit të parë, pas informacionit të ardhur nga shërbime inteligjente ndërkombëtare. Si pasojë e kërcënimit të vlerësuar si serioz, autoritetet vendosën anulimin e tre netëve të planifikuara të koncertit, të cilat kishin shitur të gjitha biletat dhe pritej të mblidhnin rreth 195 mijë fansa.

Prokuroria e akuzon 21-vjeçarin edhe për shpërndarje propagande online dhe përpjekje për sigurimin e udhëzimeve dhe mjeteve për realizimin e një sulmi të mundshëm. Një tjetër i dyshuar po gjykohet paralelisht për përfshirje në të njëjtin rast.

Pas ngjarjes, Taylor Swift deklaroi se kishte qenë në dijeni të rrezikut gjatë turneut dhe falënderoi autoritetet për parandalimin e një tragjedie të mundshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...