25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

KQZ hap regjistrimin për diasporën: Votuesit jashtë Kosovës kanë afat deri më 17 maj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka nisur zyrtarisht procesin e regjistrimit të votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili sqaroi se qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të aplikojnë për regjistrim nga 6 deri më 17 maj.

Sipas Elezit, diaspora mund të zgjedhë mënyrën e votimit, qoftë fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës apo përmes postës.

“Gjatë kësaj periudhe 12-ditore, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Në momentin e regjistrimit, aplikuesi mund të përzgjedhë individualisht mënyrën se si dëshiron të votojë”, deklaroi ai.

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më 7 qershor, ndërsa votimi në ambasada dhe konsullata do të organizohet një ditë më herët, më 6 qershor.

Paralelisht me regjistrimin e diasporës, KQZ ka hapur edhe procesin për ndryshimin e qendrës së votimit brenda komunave.

Elezi bëri të ditur se votuesit do të kenë po ashtu afat deri më 17 maj për të konfirmuar adresën e tyre zgjedhore ose për të kërkuar ndryshimin e qendrës së votimit brenda komunës ku janë të regjistruar.

“Është në vullnetin e votuesve që të ndryshojnë qendrën e tyre të votimit brenda komunës përkatëse ku janë të caktuar si votues”, shtoi ai.

KQZ gjithashtu u ka bërë thirrje qytetarëve të verifikojnë listën votuese dhe të paraqesin eventualisht kundërshtime apo korrigjime gjatë kësaj periudhe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...