25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për “Revanshin”, Marklen Haka përballet me gjykim të zakonshëm

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për gjashtë të pandehur të dosjes së njohur si “Revanshi”, ndërsa ka refuzuar këtë procedurë për Marklen Haka për shkak të akuzës së rëndë për “vrasje të mbetur në tentativë” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Përfitues të gjykimit të shkurtuar janë Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja dhe Durim Bami.

Çështja ndaj Hakës është veçuar dhe do të vijojë me gjykim të zakonshëm. Ndërkohë, prokurori i SPAK, Alfred Shehu, kërkoi kohë për paraqitjen e pretencës, ndërsa seanca e radhës u caktua më 20 maj.

Sipas hetimeve të SPAK, komunikimet e zbardhura nga platforma SKY ECC kanë nxjerrë në pah veprimtarinë e disa grupeve kriminale të përfshira në kultivim narkotikësh, atentate dhe bashkëpunim me struktura policore.

Prokuroria akuzon Aldo Avdylin dhe Jozi Krajën për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje” ndaj Durim Bamit, ndërsa vetë Bami akuzohet për organizim atentatesh ndaj Arben Ndokës, Tori Xheçukës dhe Erigers Mihasit, si dhe për drejtimin e një grupi të kultivimit të kanabisit në zonën e Niklës dhe Bubqit gjatë viteve 2019-2020.

Ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina, akuzohet si bashkëpunëtor në kultivimin e drogës, ndërsa Henerigert Mitri për favorizim të grupit kriminal. Ndaj Edson Jozwik rëndon akuza për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Dosja “Revanshi” përfshin hetime mbi 12 ngjarje kriminale të ndodhura ose të parandaluara gjatë vitit 2020 në qytete si Lezhë, Durrës, Tiranë, Vlorë dhe Burrel.

Më herët, SPAK ka kërkuar mbi 127 vite burg për një tjetër fraksion të kësaj dosjeje, ku përfshihen emra të njohur të botës së krimit si Emiljano Shullazi, Gjergji Cukali, Astrit Avdyli dhe Xhelal Rraja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...