21.5 C
Tiranë
Wednesday, May 13, 2026
spot_img

“Nori, kallash!”/ Zbardhen dëshmitë tronditëse për vrasjen e Rexhep Ismailit në Sarandë: “Mora 3 shkopinj dhe u nisëm për ta rrahur”

Detaje të reja kanë dalë nga konflikti i rëndë i 7 majit në Sarandë, që përfundoi me vrasjen e pronarit të karburantit dhe kryetarit të shoqatës “Çamëria”, Rexhep Ismaili.

Nga dëshmitë e siguruara nga mediat, konflikti dyshohet se nisi pas një debati për para mes 31-vjeçarit Kostandin Vogli dhe tezes së tij, bashkëshortes së Viktor Ruçi, lidhur me pagesat për punën në një restorant në Krorëz.

Në deklarimin e tij, Viktor Ruçi tregoi se konflikti kishte nisur prej kohësh.

“Bashkëshortja ime ka punuar te restoranti i Kostandinit, në Krorëz. Në përfundim të sezonit është debatuar për një sasi të hollash, pasi nuk i kishin bërë llogaritë mirë dhe ka qenë një konflikt midis nipit dhe tezes së tij”, deklaroi ai.

Tensionet u përshkallëzuan pas një takimi rastësor mes tyre në Sarandë, disa orë para ngjarjes tragjike.

Kostandin Vogli rrëfeu se pasi pa Viktorin në makinën e tij, situata agravoi menjëherë.

“Kur kthehem te makina, shikoj në brendësi burrin e tezes, Viktor Ruçi. I thashë: ‘Dil nga makina, të kam ndonjë borxh?’”, deklaroi ai.

Ndërsa Ruçi pretendon se kishte shkuar vetëm për t’u sqaruar.

“Shikoj që ai u shtang nga prania ime dhe i them: ‘Mos u tremb, se dua të sqarohem’”, tha Ruçi.

Pas takimit, sipas dëshmisë së Voglit, ai organizoi përballjen me Ruçin dhe mori me vete edhe persona të tjerë.

“Diskutova me vëllain tim dhe mora 3 shkopinj, dhe me makinën tip ‘Porsche’ jemi nisur për në Gjashtë për të takuar Viktorin”, tregoi 31-vjeçari.

Ai pranoi se konflikti nisi me sharje dhe goditje me shkop.

“Kam zbritur bashkë me vëllain, me shkop në dorë, dhe e kam sharë dhe goditur me shkop”, deklaroi Vogli.

Më pas situata doli jashtë kontrollit.

“Në përleshje e sipër dëgjova një të bërtitur: ‘Nori, kallash!’”, rrëfeu ai.

Sipas hetimeve, gjatë konfliktit Rexhep Ismaili është futur në lokal dhe ka dalë me kallashnikov, duke hapur zjarr disa herë, ku mbeti i plagosur Kostandin Vogli.

Ndërkohë, autori i dyshuar Lulëzim Tabaku dyshohet se e ka qëlluar Ismailin me pistoletë në kokë.

Edhe Viktor Ruçi deklaroi se gjatë konfliktit pa një person të armatosur me pistoletë.

“Kam parë një person të tretë, i cili ishte me pistoletë në dorë dhe ma drejtoi në një largësi rreth 3 metra. Personin nuk e njoha”, tha ai.

Nga frika, Ruçi u fut në tualetin e lokalit dhe aty mësoi për vrasjen.

“Kur isha brenda në banjë dëgjova krisma dhe më thanë: ‘Dil jashtë se vranë Rexhepin’”, deklaroi ai.

Pas ngjarjes, autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të konfliktit vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Porti iu fal Alabbarit?”/ Si nisi projekti i Marinës së Durrësit dhe pse marrëveshja...

0
Historia e transformimit të Porti i Durrësit në një marinë jahtesh luksoze ka nisur vite më parë, por sot projekti “Durrës Marina” po rikthehet...

“Do të vritesh duke e shtyrë vendin drejt vdekjes”/ Donald Trump mesazh të fortë...

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, duke komentuar edhe të ardhmen...

“Gjesti? E kam parë si vëlla të vogël”/ Loredana Brati reagon pas deklaratave të...

0
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe...

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte...

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha. I ftuar në...

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal...

0
Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë. Arrestimi u realizua në kuadër të një...