30.2 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

“Hedh budallai i madh një gur në lumë”/ Rama i përgjigjet Berishës: Me “Diellën” do ta çojmë Shqipërinë në nivelin më të lartë europian

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me sistemin e Prokurimeve Publike që do të monitorohet nga Inteligjenca Artificiale.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social “X”, Rama hodhi poshtë pretendimet për rënie të integritetit në prokurimet publike, ndërsa theksoi se Shqipëria është vlerësuar pozitivisht në nivel europian.

“Hedh budallai i madh një gur në lumë dhe pastaj të vegjëlit bëjnë si të mençur për ta nxjerrë, duke thënë që integriteti i prokurimeve publike në Shqipëri paska shënuar rënie”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria është përfshirë për herë të parë në portalin europian të matjes së integritetit të prokurimeve për vendet e Bashkimit Europian, duke pretenduar se rezultati i vendit ka qenë më i mirë se ai i disa shteteve anëtare të BE-së.

“Po se si e shënoi këtë rënie, kur në fakt Shqipëria u përfshi për herë të parë në portalin europian të matjes së integritetit të prokurimeve për shtetet e Bashkimit Europian, duke dalë më mirë se sa shumë prej tyre, këtë as i madhi e as të vegjëlit nuk kanë se si e thonë”, vijon Rama.

Në reagimin e tij, kryeministri ndalet edhe te projekti “Diella”, sistemi i Inteligjencës Artificiale që do të përdoret për monitorimin e prokurimeve publike.

“Sot Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, edhe në fushën e prokurimeve, ku kemi bërë progres të madh dhe jemi ende në ngjitje, sepse me Diellën në prokurimet publike do të arrijmë brenda këtij mandati, një nivel integriteti e shpejtësie që do të na rendisë në nivelin më të lartë europian, falë Inteligjencës Artificiale”, deklaroi Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...