33.1 C
Tiranë
Saturday, July 11, 2026

GJKKO dënon ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë për korrupsion, pezullim nga funksionet publike për 5 vite

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, me 2 vite e 1 muaj burg për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Sipas vendimit të gjykatës, dënimi me burg do të konvertohet në 2 vite shërbim prove, me kusht që ajo të mos kryejë vepra të tjera penale gjatë kësaj periudhe.

Po ashtu, GJKKO i ka hequr Islamajt të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Për të njëjtën çështje është dënuar edhe ndërtuesi Rrok Gega me 6 muaj burg, dënim i cili është pezulluar dhe është zëvendësuar me 1 vit shërbim prove, për veprën e korrupsionit aktiv.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, rasti lidhet me një tender publik, ku Islamaj dyshohet se i ka kërkuar ndërtuesit ndërtimin e një ure pranë banesës së një familjareje të saj, ndërtim i cili nuk ishte parashikuar në projektin fillestar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...