26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vlorë / Rrëmbim dhe dhunë për 6 mijë euro, një i arrestuar dhe dy në kërkim

Policia e Vlorës ka arrestuar një 24-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë, të dyshuar për rrëmbimin dhe dhunimin e një 20-vjeçari me qëllim përfitimi financiar.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasit e përfshirë dyshohet se kanë marrë me forcë të riun në një automjet dhe më pas e kanë dërguar në një ambient të veçuar, ku kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke i kërkuar shumën prej 6 mijë eurosh.

Në pranga ka rënë 24-vjeçari Brajan Habazaj, ndërsa janë shpallur në kërkim dy vëllezër, Roberto Lapa (29 vjeç) dhe Leandro Kapllani (34 vjeç), të dy banues në Risili të Vlorës.

Policia bën me dije se ngjarja është zbardhur pas ndërhyrjes së menjëhershme të strukturave hetimore dhe operacionale të DVP Vlorë, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e dy të dyshuarve të tjerë.

Hetimet, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...