26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Aktivisti shqiptar i ndaluar nga forcat izraelite pritet të kthehet në Shqipëri

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, i ndaluar nga forcat izraelite gjatë një operacioni detar, pritet të kthehet në atdhe pas përfundimit të procedurave të dëbimit nga territori i Izraelit.

Sipas autoriteteve, Goxhaj fillimisht do të ndalojë në Turqi dhe më pas do të udhëtojë drejt Shqipërisë përmes aeroportit të Rinasit. Ai është mes dhjetëra aktivistëve të tjerë të ndaluar gjatë operacionit izraelit.

Ngjarja ka shkaktuar reagime edhe në Shqipëri. Ministri i Jashtëm ka dënuar publikisht publikimin e pamjeve të ndaluarve nga zyrtarë izraelitë, duke i cilësuar ato tronditëse dhe të papranueshme.

Në një reagim në rrjetin social X, ai theksoi se të gjithë personat e ndaluar duhet të trajtohen me dinjitet dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut, ndërsa njoftoi se Ambasada shqiptare në Tel Aviv është udhëzuar të mbajë kontakte të vazhdueshme me autoritetet izraelite.

Aktivisti shqiptar ishte pjesë e flotiljes humanitare “Global Sumud”, e cila kishte nisur nga Marmarisi në Turqi me 426 aktivistë nga 39 shtete, me synim dërgimin e ndihmave në Gaza dhe tërheqjen e vëmendjes ndërkombëtare mbi situatën humanitare në rajon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...