26.3 C
Tiranë
Saturday, July 11, 2026

Braçe: “Tirana po hyn në muajt ku qelbet erë”; Ministria: Projekti i kanalizimeve në Kashar, 61 milionë euro, drejt rifillimit

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka zhvilluar një interpelancë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, duke ngritur shqetësime për ndotjen e lumenjve në Tiranë dhe ecurinë e projekteve të kanalizimeve në kryeqytet.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe deklaroi se situata mjedisore në Tiranë përkeqësohet ndjeshëm gjatë verës, ndërsa theksoi se ujërat e ndotura derdhen në lumin Lana dhe me gjasë edhe në Erzen, sipas një letre të UKT-së.

“Tirana po hyn në javën dhe muajt ku qelbet erë. Ujëra të ndotura, siç më bën me dije UKT përmes kësaj letre, derdhen në lumenjtë e Tiranës”, u shpreh Braçe, duke shtuar se infrastruktura ekzistuese nuk po përballon zhvillimin urban dhe ndërtimet e reja.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin se nuk është shtuar kapaciteti i rrjetit dhe mungojnë impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura për zonat e reja të kryeqytetit.

Në përgjigje, Ministri Enea Karakaçi deklaroi se projekti për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve është një investim me rëndësi jetike, por ka pësuar vonesa për shkak të problemeve me kontraktorët.

“Parashikohet ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në Kashar, me kapacitet mbi 94 mijë metra kub në ditë”, tha Karakaçi, duke shtuar se projekti përfshin edhe ndërtimin e kolektorëve kryesorë që do të transportojnë ujërat drejt impiantit.

Sipas tij, projekti financohet përmes një marrëveshjeje huaje me Bankën Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar në vlerën rreth 61 milionë euro.

Karakaçi sqaroi se projekti ka nisur para vitit 2016, por është shtyrë disa herë dhe madje kontrata është ndërprerë në mënyrë të njëanshme pas një auditimi. Aktualisht, sipas ministrit, konsulenti ka përfunduar rishikimin teknik dhe pritet të nisë procedura e re konkurruese për zbatimin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...