25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Kriminel i rrezikshëm me eksperiencë”/ Shqiptari dënohet me gati 8 vite burg në Britani, iu gjetën armë dhe 10 kg drogë

Një shtetas shqiptar është dënuar me 7 vite e 10 muaj burg në Nottingham të Britanisë së Madhe, pasi policia zbuloi armë zjarri dhe një sasi të konsiderueshme droge në apartamentin ku ai jetonte ilegalisht.

Sipas mediave britanike, 41-vjeçari Ervis Doksani, baba i dy fëmijëve, dyshohet se kishte rolin e ruajtësit të armëve dhe rreth 10 kilogramëve lëndë narkotike në banesën që shërbente si depo për aktivitet kriminal.

Gjatë kontrollit në apartament, policia gjeti një pistoletë të fshehur në një dollap kuzhine, ndërsa tre armë të gjata, njëra prej tyre e mbushur, ishin fshehur brenda një tapeti pranë shtratit. Në banesë u zbuluan gjithashtu municione dhe pako kanabisi të paketuara me vakum.

Hetimet zbuluan se Doksani kishte hyrë ilegalisht në Britani, i fshehur në pjesën e pasme të një kamioni, dhe kishte qëndruar në vend prej rreth dy vitesh, pavarësisht se ishte dëbuar më herët dy herë.

Në Gjykatën e Kurorës në Nottingham, gjyqtari Mark Watson e cilësoi shqiptarin si “një kriminel të rrezikshëm me eksperiencë”, duke theksuar përfshirjen e tij në nivele të larta të krimit të organizuar.

Nga ana e tij, Doksani pretendoi se kishte një borxh prej 32 mijë eurosh dhe ishte detyruar të punonte ilegalisht për ta shlyer. Ai deklaroi gjithashtu se disa prej armëve i kishte menduar si armë sportive ose të rreme.

Sipas prokurorisë britanike, ai kishte punuar më herët në sektorin e ndërtimit, por kishte humbur vendin e punës pas verifikimeve mbi statusin e tij të paligjshëm, duke mbetur më pas pa strehim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...