25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

“Titi” përplaset me armë me policinë greke në Mikrolimano/ Shqiptarit i gjenden granata dhe arsenal armësh

Shqiptari Astrit Hasani, i njohur me nofkën “Titi”, ka mbetur i plagosur pas një shkëmbimi zjarri me policinë greke në zonën e Mikrolimanos, ndërsa në posedim të tij janë gjetur armë, granata dhe municione të shumta.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, pak para orës 05:00, gjatë një kontrolli rutinë të policisë greke. Sipas autoriteteve, efektivët i kanë bërë shenjë 42-vjeçarit të ndalonte, por ai ka tentuar t’i shmanget kontrollit.

Mediat greke raportojnë se në momentin e ndërhyrjes, Hasani ka nxjerrë armën dhe e ka drejtuar ndaj policëve, duke sjellë reagimin e menjëhershëm të forcave të rendit dhe shkëmbimin e zjarrit.

Si pasojë, shqiptari ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë në Spitalin Attikon, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit në vendngjarje, policia ka sekuestruar dy pistoleta, një revolver, municione të ndryshme dhe një çantë me gjashtë granata. Po ashtu, autoritetet bëjnë me dije se 42-vjeçari nuk kishte me vete dokumente identifikimi.

Pas incidentit, zona u izolua nga forcat speciale dhe njësitë antieksploziv, të cilat kryen procedurat për neutralizimin dhe sigurimin e arsenalit të gjetur.

Sipas mediave greke, Astrit Hasani dyshohet të ketë lidhje me persona të njohur të botës së krimit dhe aktivitetit të natës në Greqi, ndërsa hetimet tashmë janë marrë në dorë nga Drejtoria e Krimit të Organizuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...