34.2 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

“70 milionë lekë të vjetra për dy dronë?”/ Debat në Këshillin Bashkiak pas denoncimit të këshilltarit të PD

Këshilltari i Partia Demokratike, Atird Hoxha, ka ngritur shqetësime gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak lidhur me një blerje të planifikuar nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike.

Sipas Hoxhës, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike pritet të blejë dy dronë me një vlerë prej rreth 35 milionë lekësh të vjetra secili, ndërsa kostoja totale e investimit kap shifrën mbi 70 milionë lekë të vjetra.

Mësohet se pajisjet do të përdoren për spërkatjen e pemëve dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra, funksion që është prezantuar si pjesë e shërbimeve që do të ofrojë ndërmarrja.

Megjithatë, blerja ka shkaktuar debat në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku janë ngritur pikëpyetje mbi nevojën reale të këtij investimi, koston e lartë dhe mënyrën konkrete të përdorimit të dronëve.

Këshilltari Hoxha ka kërkuar më shumë transparencë dhe sqarime për arsyet e këtij shpenzimi, ndërsa çështja pritet të diskutohet edhe në mbledhjet e ardhshme për të vlerësuar nëse investimi justifikon fondin e parashikuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...