23.5 C
Tiranë
Friday, May 29, 2026
spot_img

“Droni rus godet pallatin në Rumani”/ Dy të plagosur pranë kufirit me Ukrainën, Bukureshti flet për “përshkallëzim serioz”

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Rumani në orët e para të mëngjesit të së premtes, duke shkaktuar zjarr dhe plagosjen e dy personave.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë, e cila bëri të ditur se droni u rrëzua në qytetin Galați, pranë kufirit me Ukrainë, në kohën kur forcat ruse po kryenin sulme ajrore në territorin ukrainas.

Sipas Inspektorati i Përgjithshëm për Situatat e Emergjencës, ngarkesa shpërthyese e dronit detonoi pas përplasjes, duke shkaktuar zjarr në katin e dhjetë të pallatit.

Autoritetet rumune e kanë cilësuar incidentin si rastin e parë ku qytetarë rumunë lëndohen drejtpërdrejt nga një dron rus që hyn në territorin e vendit gjatë luftës në Ukrainë.

Deri tani, Rusi nuk ka reaguar zyrtarisht për incidentin.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Rumanisë e quajti ngjarjen një “përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm nga Federata Ruse”.

“Ky incident përfaqëson një përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm nga ana e Federatës Ruse”, deklaroi ministria, duke shtuar se Bukureshti ka informuar NATO dhe ka kërkuar përshpejtimin e transferimit të kapaciteteve kundër dronëve në Rumani.

Shërbimet e emergjencës njoftuan se dy persona morën ndihmë mjekësore për plagë të lehta, ndërsa rreth 70 banorë u evakuuan nga ndërtesa deri në neutralizimin e zjarrit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...