19.5 C
Tiranë
Tuesday, June 2, 2026
spot_img

“Vetura në Jarinjë shërbente si përcjellëse” – Kapen 25 kg marihuanë, arrestohen tre persona në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, një me origjinë nga Serbia dhe dy nga Mali i Zi, pas zbulimit dhe sekuestrimit të rreth 25 kilogramëve marihuanë gjatë një operacioni të zhvilluar në veri të vendit.

Sipas njoftimit zyrtar, lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti të ndaluar në Zveçan, ku policia konstatoi hapësira të posaçme të modifikuara për fshehjen e drogës.

“Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit të ndaluar në Zveçan janë zbuluar hapësira të modifikuara për fshehjen e narkotikëve, ku janë gjetur rreth 25.984 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, ndërsa vetura e ndaluar në Jarinjë dyshohet se ishte në rolin e përcjellësit për sigurim të rrugës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të dyshuarit janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur origjinën dhe destinacionin e lëndës narkotike, si dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Policia bëri të ditur se hetimet për rastin vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Jupiteri hyn në Luan pas 12 vitesh/ Këto janë 5 shenjat që pritet të...

0
Qershori 2026 parashikohet të sjellë energji pozitive për disa shenja të horoskopit, pasi Jupiteri, planeti që astrologjia e lidh me fatin, suksesin dhe zgjerimin...

SPAK zbarkon në Tiranë e Vlorë për dosjen e Zvërnecit/ Kontrolle te ish-avokati i...

0
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ndërmarrë një seri kontrollesh në Tiranë dhe Vlorë në kuadër të hetimeve për...

“Tërheqja e protestuesit është e dënueshme penalisht”/ Kush është Geraldo Biba, ish-Misteri që dyshohet...

0
Ish-“Mister Shqipëria” për vitin 2012, Geraldo Biba, pritet të dalë këtë të martë para Gjykatës së Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë,...

“Stresi” mes më të votuarve – Dhurata Çupi kryeson garën për Këshillin Kombëtar të...

0
Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e votimit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, organit më të lartë vendimmarrës të partisë mes dy kuvendeve...

“I ofrova 67 milionë dollarë që të bëhej ‘Good Bunny’” – Shaka e Elon...

0
Një koment humoristik i bërë nga Elon Musk ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi miliarderi pretendoi me shaka se i kishte...