20.5 C
Tiranë
Tuesday, June 2, 2026
spot_img

Nisin sot provimet e Maturës Shtetërore: mbi 26 mijë maturantë në testin e parë të Gjuhës së Huaj

Nisin këtë të martë provimet e Maturës Shtetërore në të gjithë vendin. Mbi 26 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testit të parë, atij të Gjuhës së Huaj.

Në qarkun e Vlorës, 1,567 maturantë zhvillojnë sot provimin e parë të maturës, duke hapur kështu serinë e testeve kombëtare që do të zgjasin deri në fund të muajit.

Procesi i Maturës Shtetërore do të vijojë më 9 qershor me provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më 16 qershor me Matematikën dhe do të përmbyllet më 23 qershor me provimin me zgjedhje.

Sipas Ministrisë së Arsimit, rregullat këtë vit janë mjaft të rrepta. Gjatë zhvillimit të testimit ndalohet rreptësisht përdorimi i telefonave celularë dhe orëve inteligjente (smartwatch).

Nxënësit duhet të kenë me vete një mjet identifikimi, kartë ID ose pasaportë, dy stilolapsa, një vizore të vogël dhe një makinë llogaritëse të thjeshtë. Testi i provimit zgjat dy orë e gjysmë.

Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje maturantëve të respektojnë të gjitha rregullat e përcaktuara për mbarëvajtjen e procesit të testimit, ndërsa ky është provimi i parë i Maturës Shtetërore për këtë vit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia në Lushnjë: “Xhironte gomat para Komisariatit dhe u largua me shpejtësi” – humb...

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti fatal në qytetin e Lushnjës, ku humbi jetën 43-vjeçari Ernis Xhumari. Sipas raportimeve, viktima ka shkuar para Komisariatit...

Aksident i rëndë në Kaninë të Vlorës, shoferi mbetet i bllokuar në makinë –...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në zonën e Kaninës në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, një...

“37% e procedimeve nga SPAK janë iniciuar nga vetë institucioni” – Ministri i Drejtësisë...

0
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, gjatë fjalës së tij në prezantimin e rekomandimeve para Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela dhe drejtuesit të SPAK, ka...

Nga qelia drejt Cepanit për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit/ Ilir Meta...

0
Ilir Meta ka lënë mëngjesin e sotëm ambientet e paraburgimit për t’u nisur drejt Cepanit të Skraparit, ku do të marrë pjesë në ceremoninë...

“Po Shqipëria s’mund ta ketë Costa Navarinon e saj?”/ Rama krahason Zvërnecin me resortin...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatin për projektin turistik në Zvërnec, duke e krahasuar atë me kompleksin prestigjioz Costa Navarino në...