24.8 C
Tiranë
Monday, July 27, 2026

Bebe Rexha ndez Wembley-n: ‘In The Name Of Love’ dhe ‘I’m Good’ elektrizojnë 80 mijë spektatorë në Summertime Ball 2026

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shkëlqyer në një nga skenat më të mëdha muzikore në botë, duke performuar në festivalin prestigjioz britanik “Summertime Ball 2026”, të mbajtur në stadiumin “Wembley” në Londër.

Artistja ishte mes emrave të përzgjedhur për të performuar para dhjetëra mijëra spektatorëve, ku solli një show energjik që u prit me entuziazëm të madh nga publiku.

E veshur me geta të zeza, bluzë xhinsi dhe xhaketë rozë, Rexha tërhoqi vëmendjen jo vetëm me performancën vokale, por edhe me stilin e saj në skenë.

Gjatë koncertit, ajo interpretoi disa nga hitet e saj më të njohura, duke nisur me:

* “In The Name Of Love”
* “Me, Myself & I” (version dance)
* “New Religion”
* “Sad Girls”
* “I’m Good”

Publiku në stadium reagoi gjatë gjithë performancës, duke kënduar së bashku me artisten dhe duke e shndërruar momentin në një nga kulmet e mbrëmjes në Wembley.

Një nga momentet më të veçanta ishte interpretimi për herë të parë live i këngës “Sad Girls”, bashkëpunimi i saj i ri me DJ-n dhe producentin e njohur francez David Guetta. Po ashtu, performanca e “New Religion” para rreth 80 mijë spektatorëve u prit me reagime të forta pozitive.

Ky paraqitje në “Summertime Ball 2026” konsiderohet një tjetër sukses i rëndësishëm në karrierën e saj ndërkombëtare, ndërsa në ditët në vijim ajo pritet të publikojë albumin e ri “Dirty Blonde”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Për bionden që më ka vjedhur zemrën”/ Mateo surprizon Brikenën me një dedikim romantik...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione ka ndodhur gjatë një emisioni, ku Mateo ka surprizuar partneren e tij, Brikena Selmani, me një dedikim...

Rama për manipulimin online: “Sot manipulimi udhëton me shpejtësinë e algoritmit, nuk duhet më...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë kthyer në një sfidë të re për demokracitë, duke theksuar...

Rama për “revolucionin e flamingove”: “Është një shembull i jashtëzakonshëm i dezinformimit, duhet të...

0
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se i ashtuquajturi “revolucion i flamingove” është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, teksa mori pjesë në...

Horoskopi i dashurisë në fund të korrikut/ Tre shenjat që mund të përballen me...

0
Fundi i korrikut mund të sjellë emocione të forta në jetën sentimentale të disa shenjave të zodiakut, sipas astrologjisë. Për disa persona kjo periudhë...

Tragjedi në Venezuelë/ Bilanci i tërmeteve arrin në 5.546 viktima, mijëra të plagosur dhe...

0
Një muaj pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, bilanci i viktimave ka arritur në 5.546 persona të vdekur, ndërsa 16.740 të tjerë...