24.5 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

“Zgjohu Shqipëri, Rama të dorëhiqet” – emigrantët shqiptarë në Toronto i bashkohen protestave kundër qeverisë

Protestat kundër kryeministrit Edi Rama janë shtrirë edhe jashtë vendit, duke mbërritur deri në Kanada, ku emigrantë shqiptarë janë mbledhur në Toronto për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Në protestën e zhvilluar në qytetin kanadez, pjesëmarrësit kanë mbajtur thirrje si: “Zgjohu Shqipëri”, “Rama të dorëhiqet” dhe “Shqipëria është e jona”.

Të veshur me bluza me simbole kombëtare dhe me flamuj kuqezi në duar, protestuesit kanë përcjellë mesazhe patriotike dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Sipas raportimeve, protesta në Toronto vjen paralelisht me tubimet që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe në qytete të tjera të vendit.

Organizatorët e lëvizjeve kundërshtuese thonë se reagimet lidhen me vendime të qeverisë dhe projekte zhvillimi, përfshirë ato në zonën e Zvërnecit, të cilat sipas tyre prekin interesin publik dhe pasuritë natyrore të Shqipërisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...