22.6 C
Tiranë
Monday, June 8, 2026

“Po dalin paralajmërimet e mia” – Ardit Bido reagon për investimin e Kushner në Sazan e Zvërnec

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka reaguar në rrjetet sociale pas diskutimeve që po qarkullojnë mbi investimin e planifikuar nga Jared Kushner në zonat e Sazanit dhe Zvërnecit.

Në reagimin e tij, Bido shkruan:

“Po tani që po del lajmi që Kushner do tërhiqet nga Sazani e Zvërneci për të investuar miliarda euro në Mykonos, çfarë do thonë ata që thoshin se Greqia nuk ka dorë pas? Për aq kohë sa jeni kundër investimit, pra kundër banorëve të zonës, për interesat e Greqisë, më keni KUNDËR!”

Sipas deputetit socialist, ekziston rreziku që të ndodhë ajo që ai ka paralajmëruar më herët në debatet për projektin, duke argumentuar se kundërshtimi i investimeve mund të favorizojë destinacione të tjera konkurruese në rajon.

Çështja e investimeve në Sazan dhe Zvërnec ka qenë prej kohësh në qendër të debatit publik, mes mbështetësve të zhvillimit ekonomik dhe kritikëve që shprehin shqetësime për ndikimin në mjedis dhe hapësirat natyrore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Paguaj 1.5 milionë euro dhe del i lirë” – shqiptari Flamur S. mbyll marrëveshjen...

0
Shqiptari Flamur S. është liruar nga burgu pas një marrëveshjeje për pranimin paraprak të fajësisë në një nga proceset më të mëdha të drogës...

“Brenda pak minutash u zhdukën 60 mijë euro” – grabitja misterioze në ‘OTP Bank’,...

0
Një grabitje e dyshimtë ka ndodhur në një degë banke në Tiranë, ku një autor i paidentifikuar ka arritur të marrë rreth 60 mijë...

Plagoset me armë në Kamëz, ndërron jetë në Spitalin e Traumës – policia identifikon...

0
Kamza është tronditur nga një ngjarje e rëndë me armë zjarri, ku një person ka mbetur fillimisht i plagosur dhe më pas ka humbur...

“Zgjohu Shqipëri, Rama të dorëhiqet” – emigrantët shqiptarë në Toronto i bashkohen protestave kundër...

0
Protestat kundër kryeministrit Edi Rama janë shtrirë edhe jashtë vendit, duke mbërritur deri në Kanada, ku emigrantë shqiptarë janë mbledhur në Toronto për të...

“Prej 3 ditësh nuk kemi asnjë kontakt me të” – 77-vjeçari nga Fieri zhduket,...

0
Një 77-vjeçar me origjinë nga Fieri është raportuar i zhdukur prej tre ditësh, duke shqetësuar familjarët dhe autoritetet lokale. Ligor Koco është larguar nga banesa...