21.3 C
Tiranë
Sunday, July 26, 2026

Dhunimi i drejtorit të AKU-së në Shkodër, arrestohet një i dyshuar/ Policia: Identifikohet edhe autori kryesor, është në kërkim

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një nga personat e dyshuar për dhunimin e drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Shkodër, Romir Haderi. Në kuadër të hetimeve është arrestuar shtetasi Elis Çela, banues në lagjen “Kiras”, i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin e sulmit duke e transportuar me automjet para dhe pas ngjarjes.

Sipas burimeve policore, është identifikuar edhe personi që dyshohet si autori kryesor i sulmit ndaj Haderit. Ai është shpallur në kërkim dhe po vijojnë veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 21 majit në lagjen “Rus” të Shkodrës, ku drejtori i AKU-së u godit me një send të fortë nga një person që më pas u largua në drejtim të paditur. Si pasojë e sulmit, Haderi mori një plagë në vetull dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital u largua drejt banesës.

Një ditë pas incidentit, Romir Haderi reagoi publikisht duke deklaruar: “Asgjë nuk do të më ndal.”

Hetimet paraprake dyshojnë se sulmi mund të ketë lidhje me detyrën e tij si drejtues i AKU-së. Sipas pistave që po verifikohen, personat e përfshirë mund të kenë vepruar kundrejt pagesës, ndërsa porositësit e mundshëm dyshohet se janë persona të tjerë.

Policia e Shkodrës dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe dokumentimin e motiveve të sulmit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident me autobus në Stamboll, mbi 30 të plagosur mes tyre edhe fëmijë

0
Një aksident rrugor ka shkaktuar dhjetëra të plagosur në Stamboll, ku një autobus është përfshirë në një përplasje të rëndë gjatë orëve të fundit. Sipas...

El Niño përshpejton rritjen e temperaturave globale, 2026 mund të jetë ndër vitet më...

0
Ndërsa viti 2026 ka hyrë në gjysmën e dytë të tij, bota po përballet me një nga zhvillimet më të shpejta të fenomenit klimatik...

BQE zbulon kartëmonedhat e reja euro, qytetarët do të votojnë dizajnin që do të...

0
Banka Qendrore Europiane ka prezantuar modelet e reja të kartëmonedhave euro, të cilat do të jenë të parat që do të ridizenjohen që prej...

Vdekja e shqiptarit Xhevdet Bakushi në aksidentin tragjik në Itali, urdhërohet autopsia për zbardhjen...

0
Autoritetet italiane kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik ku humbën jetën shqiptari Xhevdet Bakushi, 42 vjeç, dhe italiani...

I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari shqiptar, pritet...

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Kavajë pas një operacioni të përbashkët mes strukturave të Policisë së Durrësit dhe Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim...