30.7 C
Tiranë
Sunday, July 26, 2026

Balluku nga Apollonia: “Pa rrënjët dhe kujtesën historike nuk ndërtohet e ardhmja”

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka zhvilluar një aktivitet në Apolloni, ku ka theksuar rëndësinë e kujtesës historike dhe lidhjes me të kaluarën në ndërtimin e së ardhmes.

Sipas saj, njeriu ka natyrshëm tendencën të shikojë drejt së ardhmes, por kjo nuk mund të bëhet pa ruajtur rrënjët dhe historinë.

“E zgjodhëm Apollonin për të dhënë një mesazh. Njeriu nga natyra ka tendencë të ëndërrojë të ardhmen, por pa rrënjët, pa memorien historike nuk mund të ndërtohet një e ardhme. Kemi ardhur për të kujtuar ata që vendosën në themel të PS-së kontributin dhe sakrificën,” u shpreh Balluku.

Ajo vlerësoi gjithashtu rolin e të rinjve në proceset zgjedhore në qarkun e Fierit, duke theksuar se ata kanë kontribuar në rezultatin e zgjedhjeve të majit, ku sipas saj është arritur një fitore historike me 12 mandate.

“Kemi dëgjuar gjatë këtij muaji kremtimesh histori dhe kujtime. Të rinjtë nuk e përjetojnë si ishte në ’91 të ishe anëtar i PS-së. Krenarisht e them se qarku i Fierit ka një rini të mrekullueshme që ka kontribuar në fitoren e majit,” shtoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident me autobus në Stamboll, mbi 30 të plagosur mes tyre edhe fëmijë

0
Një aksident rrugor ka shkaktuar dhjetëra të plagosur në Stamboll, ku një autobus është përfshirë në një përplasje të rëndë gjatë orëve të fundit. Sipas...

El Niño përshpejton rritjen e temperaturave globale, 2026 mund të jetë ndër vitet më...

0
Ndërsa viti 2026 ka hyrë në gjysmën e dytë të tij, bota po përballet me një nga zhvillimet më të shpejta të fenomenit klimatik...

BQE zbulon kartëmonedhat e reja euro, qytetarët do të votojnë dizajnin që do të...

0
Banka Qendrore Europiane ka prezantuar modelet e reja të kartëmonedhave euro, të cilat do të jenë të parat që do të ridizenjohen që prej...

Vdekja e shqiptarit Xhevdet Bakushi në aksidentin tragjik në Itali, urdhërohet autopsia për zbardhjen...

0
Autoritetet italiane kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik ku humbën jetën shqiptari Xhevdet Bakushi, 42 vjeç, dhe italiani...

I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari shqiptar, pritet...

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Kavajë pas një operacioni të përbashkët mes strukturave të Policisë së Durrësit dhe Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim...