25.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Tiranë: 24-vjeçari turk zhduket, nisin kërkimet pas denoncimit të mikeshës

Një shtetase turke ka raportuar humbjen e kontakteve me një 24-vjeçar, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur në Tiranë.

Sipas saj, i riu, i identifikuar si Doğukan, nuk është parë që prej ditës së diel dhe nuk ka më asnjë komunikim me familjarët apo miqtë. Të dy jetonin së bashku në një banesë në rrugën “Demir Zyko” në kryeqytet.

Ajo ka deklaruar se fillimisht ka menduar se 24-vjeçari mund të ishte larguar për arsye personale, por shqetësimi është rritur pasi kanë kaluar disa ditë pa asnjë kontakt. Telefoni i tij rezulton i fikur, ndërsa në banesë ka lënë pasaportën. Sipas saj, ai është larguar vetëm me një sasi të vogël parash.

Denoncuesja ka bërë të ditur se është paraqitur në komisariat për të raportuar rastin, por ka hasur vështirësi për shkak të mungesës së një përkthyesi të certifikuar, pasi as ajo dhe as i riu nuk janë shtetas shqiptarë.

“Ju lutem më ndihmoni. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Kam pyetur nëpër spitale dhe nuk kam asnjë informacion. Nuk di si t’ia them familjes së tij,” është shprehur ajo.

Sipas dëshmive të saj, i riu kishte shfaqur kohët e fundit shenja ankthi.

Policia është njoftuar për rastin dhe kërkimet për gjetjen e tij vijojnë, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve që të kontaktojnë autoritetet nëse kanë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama për protestat ndaj projektit të Zvërnecit: “Nuk kam frikë nga turma, kriteri do...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për gazetën italiane “Corriere della Sera” për protestat e zhvilluara prej më shumë se një muaji...

SHBA godet rreth 90 objektiva ushtarake në Iran, rriten tensionet për Ngushticën e Hormuzit

0
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen, pasi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi për një valë të re sulmesh ndaj...

Operacioni global i Interpolit kundër mashtrimeve, 5,800 të arrestuar dhe afro 300 milionë dollarë...

0
Rreth 5,800 persona janë arrestuar dhe afro 300 milionë dollarë janë sekuestruar në një operacion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me manipulim psikologjik, njoftoi sot Interpoli. Operacioni...

Ibrahimaj: Biznesi shqiptar duhet të përgatitet që sot për tregun unik europian

0
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në tryezën e diskutimit për programin kombëtar që synon përgatitjen e biznesit shqiptar për integrimin...

Vanesa Sono dhe Adion sjellin “Amore”: Zbulojnë frymëzimet dhe projektet e reja muzikore

0
Vanesa Sono dhe Adion kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor me titull “Amore”, duke i dhënë kështu start sezonit veror me...