23.8 C
Tiranë
Sunday, July 26, 2026

“Kokainë e fshehur në makinë dhe gurë të dyshuar diamanti”, çfarë zbuluan kontrollet në Portin e Durrësit?

Një sasi e dyshuar kokaine, katër gurë të dyshuar si diamante dhe një pajisje elektronike për zbulimin e metaleve të çmuara janë sekuestruar në Portin e Durrësit gjatë kontrolleve të zhvilluara nga Dogana Shqiptare në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar, zbulimet janë bërë në tre raste të ndryshme gjatë verifikimeve të kryera ndaj automjeteve dhe udhëtarëve që mbërritën nga Italia me tragetet e linjës drejt Durrësit.

Rasti i parë u evidentua gjatë kontrollit të një automjeti të ardhur me tragetin Ankona–Durrës. Në bagazhin e mjetit u gjet një valixhe që përmbante një aparaturë elektronike për detektimin e metaleve të çmuara, së bashku me aksesorët përkatës të montimit.

Në një tjetër rast, autoritetet ushtruan kontroll fizik ndaj një shtetasi që udhëtonte me automjet nga Italia, ku u gjetën katër paketime transparente që përmbanin gurë të ngjashëm me diamantet. Gurët janë sekuestruar dhe do t’i nënshtrohen ekspertizave për të përcaktuar natyrën dhe vlerën e tyre.

Ndërkohë, rasti më i rëndësishëm lidhet me zbulimin e një sasie të dyshuar lënde narkotike. Sipas Doganës, kokaina ishte fshehur brenda një veshjeje të vendosur në kabinën e drejtuesit të një automjeti tjetër të ardhur nga Italia.

Në njoftimin zyrtar, Dogana e Durrësit bën të ditur:

“Dogana Durrës, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Shtetit, bllokuan ditën e sotme gjatë disa kontrolleve të kryera në Portin e Durrësit një sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë, katër gurë të çmuar të dyshuar si diamante, si dhe një aparaturë elektronike për detektimin e metaleve të çmuara.”

Më tej, në njoftim thuhet:

“Në një automjet tjetër u zbulua një sasi e dyshuar lënde narkotike, kokainë, e fshehur në një veshje të vendosur në kabinën e drejtuesit të mjetit. Rastet iu referuan strukturave kompetente për veprime të mëtejshme procedurale dhe hetimore.”

Autoritetet kanë nisur procedurat përkatëse hetimore për të zbardhur rrethanat e secilit rast dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident me autobus në Stamboll, mbi 30 të plagosur mes tyre edhe fëmijë

0
Një aksident rrugor ka shkaktuar dhjetëra të plagosur në Stamboll, ku një autobus është përfshirë në një përplasje të rëndë gjatë orëve të fundit. Sipas...

El Niño përshpejton rritjen e temperaturave globale, 2026 mund të jetë ndër vitet më...

0
Ndërsa viti 2026 ka hyrë në gjysmën e dytë të tij, bota po përballet me një nga zhvillimet më të shpejta të fenomenit klimatik...

BQE zbulon kartëmonedhat e reja euro, qytetarët do të votojnë dizajnin që do të...

0
Banka Qendrore Europiane ka prezantuar modelet e reja të kartëmonedhave euro, të cilat do të jenë të parat që do të ridizenjohen që prej...

Vdekja e shqiptarit Xhevdet Bakushi në aksidentin tragjik në Itali, urdhërohet autopsia për zbardhjen...

0
Autoritetet italiane kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik ku humbën jetën shqiptari Xhevdet Bakushi, 42 vjeç, dhe italiani...

I kërkuar nga Interpol Roma për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari shqiptar, pritet...

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Kavajë pas një operacioni të përbashkët mes strukturave të Policisë së Durrësit dhe Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim...