18.5 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

“Kam foto të Adrian Ramës, ai është personi kyç!”/ Qytetari publikon denoncimin dhe nxjerr emra të rinj pas operacionit të SPAK

Përmes një mesazhi të shoqëruar me dëshmi vizuale, një qytetar ka bërë publike pretendime lidhur me identitetin dhe rolin e disa personave, emrat e të cilëve janë përmendur pas operacionit të fundit të SPAK.

Sipas denoncuesit, në qendër të vëmendjes ndodhet Ardian Rama, nipi i të ndjerit Fatmir Rama, i njohur si “Miri i Xhikes”. Qytetari pretendon se, ndryshe nga sa mund të jetë perceptuar, vëllai i tij Erjon Rama ka pasur një rol dytësor.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

“Përshëndetje si jeni! Kam fotografi të Adrian Ramës. Vëllai i vet, Erjon Rama, është thjesht figurant. Adriani është ai që i ka bërë pisllëqet dhe kam dhe fotografi kush është Adriani. Ndërsa ky tjetri është Elton Mehmeti, organizator gjithashtu bashkëpunëtor me Adrian Ramën.”

Sipas këtyre pretendimeve, në këtë skemë përmendet edhe emri i Elton Mehmetit, të cilin denoncuesi e përshkruan si organizator dhe bashkëpunëtor të ngushtë të Ardian Ramës.

Qytetari i referohet roleve të mëposhtme:

* Ardian Rama: Pretendohet si personi kryesor në aktivitetet e dyshuara.
* Erjon Rama: Përshkruhet nga denoncuesi si figurë dytësore.
* Elton Mehmeti: Identifikohet nga qytetari si organizator dhe bashkëpunëtor i Ardian Ramës.

Kujtojmë se SPAK ka lëshuar masa sigurie “arrest me burg” për vëllezërit Erjon dhe Ardian Rama, në kuadër të një operacioni kundër një grupi të strukturuar kriminal që, sipas hetimeve, dyshohet të drejtohej nga Luçiano dhe Abedin Koçeku.

Sipas autoriteteve, roli i dy vëllezërve Rama dyshohet të ketë qenë pastrimi i të ardhurave të përfituara nga aktivitetet e paligjshme të grupit kriminal.

Ndër pasuritë e sekuestruara në kuadër të hetimit përmenden:

* 7 vila në Palasë dhe 1.626.000 euro të përfituara nga shitja e tyre;
* 9 llogari bankare të Erjon Ramës;
* 21 llogari bankare të Ardian Ramës;
* Një pasuri në Sallmone të Shijakut dhe 58 milionë lekë të përfituara nga shitja e saj;
* Tre llogari të kompanisë “Kryeon.83”;
* 2 vila në Rolling Hills;
* Truall në Sarandë;
* 3 vila dhe 2 apartamente në Jalë;
* Kompania “Kryeon.83” me seli në Tiranë dhe Prishtinë.

Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të hedhin më shumë dritë mbi rolet dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë.

Sqarim: Pretendimet e mësipërme burojnë nga një denoncim qytetar dhe nuk përbëjnë konstatim fajësie. Çdo person prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...