25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Pse Shqipëria është i vetmi vend që e mirëpret?” Mediat ndërkombëtare jehonë vendimit të Ramës për koncertin e Kanye West

Vendimi i qeverisë shqiptare për të mbështetur financiarisht me 4 milionë euro koncertin e reperit amerikan Kanye West ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat kanë analizuar arsyetimin e kryeministrit Edi Rama dhe polemikat që kanë shoqëruar këtë vendim.

Në një postim në Facebook, Rama mbrojti financimin publik të koncertit, duke argumentuar se fondi u akordua në momentin e fundit për të shmangur anulimin e eventit dhe dëmtimin e imazhit të Shqipërisë.

“Ne ndamë 4 milionë euro në minutën e fundit për të shmangur turpërimin e Shqipërisë në sytë e gati 25 mijë vizitorëve të huaj nga 80 vende, të cilët kishin blerë tashmë bileta për të parë Kanye West, ndërsa shumë të tjerë kishin frikë se koncerti mund të anulohej”, u shpreh Rama.

Koncerti është planifikuar të mbahet më 11 korrik në periferi të Tiranës, në një stadium të përkohshëm të ndërtuar posaçërisht për këtë aktivitet.

Mediat ndërkombëtare vënë në dukje se Shqipëria është një nga vendet e pakta që i ka hapur dyert artistit, pasi disa shtete evropiane kanë refuzuar ta presin për shkak të deklaratave të tij të mëparshme.

Kanye West, i njohur edhe si Ye, është përballur me kritika të forta pas komenteve antisemite, lavdërimeve ndaj Adolf Hitlerit dhe publikimit të përmbajtjeve me simbole naziste. Vetë artisti ka deklaruar se sjellja e tij lidhej me çrregullimin bipolar dhe ka kërkuar falje për deklaratat që kanë shkaktuar reagime.

Sipas raportimeve, vende si Franca, Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Polonia nuk kanë lejuar zhvillimin e koncerteve të tij ose hyrjen në territor, ndërsa në periudhën e fundit ai ka performuar në Sllovaki, Holandë dhe Gjeorgji.

Nga ana tjetër, kryeministri Rama argumenton se koncerti pritet të sjellë të paktën 100 milionë euro të ardhura për ekonominë shqiptare, duke iu referuar rritjes së rezervimeve në hotele dhe strukturat akomoduese gjatë periudhës së zhvillimit të aktivitetit.

Artikulli ndalet edhe te debatet politike që kanë shoqëruar vendimin, duke kujtuar se Rama është përballur javët e fundit me protesta të vazhdueshme në Tiranë, të lidhura fillimisht me projektin e resortit luksoz të Jared Kushner dhe më pas me akuza për korrupsion dhe mënyrën e qeverisjes.

Financimi i koncertit të Kanye West është kthyer në një tjetër pikë përplasjeje në debatin publik, duke nxitur reagime të forta si në Shqipëri, ashtu edhe në mediat ndërkombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...