25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Shqiptarët po përpiqen të formojnë të ardhmen e tyre”, The Guardian: Protestat kundër Ramës tronditin vendin, rrezikohet edhe rruga drejt BE-së

Prestigjiozja britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull të gjerë zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke analizuar protestat që prej më shumë se një muaji kanë mbushur rrugët e Tiranës me kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas gazetës britanike, ajo që nisi si një reagim kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura është shndërruar në një lëvizje shumë më të gjerë, e njohur tashmë si “Revolucioni i Flamingove”, që ka vënë në pikëpyetje drejtimin politik të vendit.

Në artikull theksohet se zemërimi i qytetarëve lidhet me projektet luksoze multimiliardëshe në zonën e Zvërnecit, Lagunës së Nartës dhe ishullit të Sazanit, të mbështetura nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump, të cilat, sipas protestuesve, kërcënojnë një nga ekosistemet më të rëndësishme natyrore në Adriatik.

“The Guardian” shkruan se qeveria shqiptare pretendon se marrëveshjet nuk janë finalizuar, por pamjet e buldozerëve në plazhe ndezën valën e protestave që vijon prej javësh.

Gazeta kujton se kryeministri Edi Rama ka deklaruar se “nuk ka absolutisht asnjë shans që investimi të ndalet për sa kohë që unë jam këtu”, duke mbrojtur projektet si pjesë e zhvillimit ekonomik të vendit.

Megjithatë, sipas artikullit, shumë shqiptarë nuk janë kundër investimeve të huaja, por kërkojnë transparencë dhe mbrojtjen e pasurive natyrore.

“The Guardian” ndalet edhe te ndryshimet ligjore të vitit 2024, të cilat lejuan ndërtimet në rezervatet natyrore për projekte me pesë yje, duke theksuar se ky vendim është bërë simbol i pakënaqësisë qytetare.

Artikulli citon edhe një protestues, i cili shprehet:

“Kanë kaluar më shumë se 30 vjet dhe ende spitalet tona janë të tmerrshme, sistemi ynë arsimor është mut, nuk ka punë dhe të gjithë po largohen. Ne kemi mësuar nga përvoja se projekte të ngjashme përfitojnë vetëm disa të pasur.”

Sipas gazetës britanike, protestat nuk lidhen vetëm me mbrojtjen e mjedisit, por pasqyrojnë një pakënaqësi më të gjerë ndaj klasës politike shqiptare.

“The Guardian” thekson se shumë të rinj shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë vendit, janë rikthyer për t’u bërë pjesë e protestave, ndërsa shton se:

“Shqiptarët po kërkojnë që politika t’u ofrojë diçka më të mirë… Shqiptarët që më parë kishin frikë se nuk kishin të ardhme në vendin e tyre, tani po përpiqen ta formojnë atë.”

Artikulli vë në dukje edhe reagimin e eurodeputetëve, të cilët kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të ndërtimeve në zonat e mbrojtura dhe kanë paralajmëruar se projektet mund të rrezikojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në përfundim, “The Guardian” thekson se kjo nuk është vetëm një betejë për mbrojtjen e natyrës, por edhe një debat mbi modelin e zhvillimit të Shqipërisë dhe të ardhmen e saj evropiane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...