12.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet në Rinas 53-vjeçari ukrainas

Një 53-vjeçar ukrainas, i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kievit për trafik të lëndëve narkotike si pjesë e një organizate kriminale, është arrestuar në aeroportin e Rinasit.

Sipas Policisë së Shtetit, në pranga ka rënë shtetasi Anatolii Streletskyi, 53 vjeç, i cili është arrestuar në momentin që ka zbritur në aeroport.

Arrestimi është bërë pas shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes Njësisë së Shërbimeve të Përbashkëta Investigative në Departamentin e Policisë Kriminale, Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas dhe Njësisë së Hetimeve Ndërkombëtare Federale DSS/OCIU, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Sipas Policisë, Streletskyi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese të Kievit për trafik të lëndëve narkotike, në kuadër të një organizate kriminale.

“Policia e Shtetit po punon me agjencitë partnere lidhur me këtë anëtar të organizatës kriminale, si dhe Interpol Tirana po punon për fillimin e procedurave të ekstradimit me homologët ukrainas”, thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit ka falënderuar gjithashtu agjencitë partnere për bashkëpunimin e vazhdueshëm në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha akuzon Ramën, Hysenin dhe Coldean: “Ata kanë zbatuar dhe zbatojnë porositë e Edi...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale për pretendimet e publikuara në mediat rumune lidhur me...

“Mirë se vjen, Ambasador Wendt!”, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton paraqitjen e letrave kredenciale

0
Ambasada Amerikane në Tiranë i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt. Në një reagim të publikuar në...

Sulm me armë në Athinë, plagoset 10-vjeçarja shqiptare: Policia dyshon se shënjestra ishte 30-vjeçari...

0
Një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare është plagosur gjatë një sulmi me armë ndaj një lokali në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës. Lokali rezulton...

“Tundim është edhe të rri me këto vajza të bukura”, At Nikolla Xhufka flet...

0
At Nikolla Xhufka ka qenë i ftuar në emisionin “She’s On Air”, ku është përballur me pyetje pikante nga moderatoret, duke folur hapur edhe...

Shpërthimi tragjik në Athinë, MEPJ: “Kjo tragjedi e prek thellë Shqipërinë”

0
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar sot lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Athinë, ku humbën jetën gjashtë persona, mes...