12.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

“Tradhtia i ka zënë grykën”, Berisha sulmon Ramën për fjalimin në OKB: “Universi i tij ishte algoritmi”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj fjalimit të kryeministrit Edi Rama në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke e cilësuar atë si një nga fjalimet më të turpshme të mbajtura nga një përfaqësues shqiptar në OKB.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha kritikoi përmbajtjen e fjalimit të Ramës, duke u ndalur veçanërisht te referencat e kryeministrit për inteligjencën artificiale.

“Fjala e padrinos në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ishte fjala më e turpshme që është mbajtur ndonjëherë pas fjalimeve të ministrave të Jashtëm të Shqipërisë apo të atyre të Koresë së Veriut.

Nuk kemi pasur kurrë një përfaqësim kaq të turpshëm, ku kreu i narkoshtetit shqiptar, i fantaksur, i tmerruar nga protesta rinore qytetare dhe skandalet e njëpasnjëshme, ia kushtoi fjalën e tij algoritmit dhe tmerrit që ndjen nga algoritmi”, u shpreh Berisha.

Më tej, kreu i PD-së tha se Rama nuk i kushtoi as edhe një fjalë Kosovës dhe UÇK-së, duke iu referuar vendimeve të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Në atë sallë, e cila jo rastësisht, por në një akt përçmimi madhor, ishte bosh gjatë fjalës së tij, Edi Rama nuk shqiptoi një herë të vetme fjalën Kosovë dhe fjalën UÇK apo lider të UÇK-së. Tradhtia i ka zënë grykën. Histori e turpshme”, deklaroi Berisha.

Berisha e krahasoi më tej fjalimin e Ramës me atë të kryeministrit të Kroacisë, duke vlerësuar se ky i fundit ngriti në OKB çështje që lidhen me zhvillimet në rajon.

“Në atë sallë, në një fjalim të shkëlqyer, kryeministri i Kroacisë foli si të ishte kryeministri i Shqipërisë. Ai denoncoi veprimet e Beogradit, nderimet ushtarake që iu bënë monstrës së gjenocidit të Bosnjës, Ratko Mlladiqit, përpjekjet destabilizuese të Beogradit në Kosovë dhe për probleme të tjera të rajonit”, tha kreu i PD-së.

Në vijim, Berisha vijoi kritikën ndaj kryeministrit Rama, duke e lidhur përmbajtjen e fjalimit të tij me inteligjencën artificiale.

“Kur­se, për Edi Ramën, universi i tij ishte algoritmi, që, në fakt, i ka kallur tmerrin dhe datën në çdo qelizë të tij”, deklaroi Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sulm me armë në Athinë, plagoset 10-vjeçarja shqiptare: Policia dyshon se shënjestra ishte 30-vjeçari...

0
Një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare është plagosur gjatë një sulmi me armë ndaj një lokali në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës. Lokali rezulton...

“Tundim është edhe të rri me këto vajza të bukura”, At Nikolla Xhufka flet...

0
At Nikolla Xhufka ka qenë i ftuar në emisionin “She’s On Air”, ku është përballur me pyetje pikante nga moderatoret, duke folur hapur edhe...

Shpërthimi tragjik në Athinë, MEPJ: “Kjo tragjedi e prek thellë Shqipërinë”

0
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar sot lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Athinë, ku humbën jetën gjashtë persona, mes...

Turqia rikthehet në krye, 64 milionë euro investime në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë

0
Turqia është rikthyer si investitori më i madh në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, sipas të dhënave më të fundit të...

I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet 41-vjeçari në Krujë pas operacionit...

0
41-vjeçari Agim Xhixha, i dënuar me 6 vite burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, është arrestuar nga Policia e Krujës në kuadër...