12.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

“Prej më shumë se dy muajsh”, Bardhi i kërkon Nikollës zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Komisionin Hetimor

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e një Komisioni Hetimor lidhur me pretendimet e opozitës për përdorimin e burimeve shtetërore dhe krimin e organizuar në zgjedhjet e 11 majit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i është drejtuar me një letër zyrtare kryetarit të Kuvendit, duke kërkuar nisjen e procedurave për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas PD-së, vendimi, i botuar në Fletoren Zyrtare më 22 korrik 2026, ka hyrë në fuqi po atë ditë. Grupi Parlamentar i PD-së argumenton se, në zbatim të nenit 87 të Rregullores së Kuvendit, çështja duhej të shqyrtohej brenda 30 ditëve nga Këshilli i Legjislacionit.

“Prej më shumë se dy muajsh, ju, në cilësinë e autoritetit përgjegjës për nisjen e procedurës parlamentare për zbatimin e këtij vendimi detyrues të Gjykatës Kushtetuese, jeni duke shkelur nenin 132 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në letrën e Grupit Parlamentar të PD-së.

Bardhi e akuzon kryetarin e Kuvendit për mosveprim dhe pretendon se kjo situatë cenon të drejtat e pakicës parlamentare dhe shtetin e së drejtës.

“Refuzimi apo vonesa në zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është e papranueshme për opozitën”, thuhet më tej në letër.

Në përfundim, Grupi Parlamentar i PD-së kërkon marrjen e masave të menjëhershme për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në shkresën e grupit parlamentar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sulm me armë në Athinë, plagoset 10-vjeçarja shqiptare: Policia dyshon se shënjestra ishte 30-vjeçari...

0
Një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare është plagosur gjatë një sulmi me armë ndaj një lokali në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës. Lokali rezulton...

“Tundim është edhe të rri me këto vajza të bukura”, At Nikolla Xhufka flet...

0
At Nikolla Xhufka ka qenë i ftuar në emisionin “She’s On Air”, ku është përballur me pyetje pikante nga moderatoret, duke folur hapur edhe...

Shpërthimi tragjik në Athinë, MEPJ: “Kjo tragjedi e prek thellë Shqipërinë”

0
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar sot lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në Athinë, ku humbën jetën gjashtë persona, mes...

Turqia rikthehet në krye, 64 milionë euro investime në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë

0
Turqia është rikthyer si investitori më i madh në Shqipëri gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, sipas të dhënave më të fundit të...

I dënuar me 6 vite burg për drogë, arrestohet 41-vjeçari në Krujë pas operacionit...

0
41-vjeçari Agim Xhixha, i dënuar me 6 vite burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, është arrestuar nga Policia e Krujës në kuadër...