25 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Porosia e Edi Ramës për ministrat: “Mund t’i bëjmë çeço zyrtarët e institucioneve,s’do të pranojë asnjë justifikim para sjelljes me qytetarët, që trokasin në dyert tona”

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e parë të qeverisë, pas betimin në zyrën e Presidencës, ka folur për Kodin Etik që duhet të zbatojnë drejtuesit e institucioneve ekzekutive në mandatin e tretë.

Kryeministri Edi Rama i la një porosi ministrave të kabinetit të ri qeveritar, që prioritet i të gjitha institucioneve të jenë qytetarët.

“Nuk kam çfarë flas për etikën e secilit prej jush, si njerëz në raport me njerëzit. Mund edhe mos të keni parasysh se çfarë korrektese t’ju karakterizojë. Fjalën e kam për etikën profesionale të institucioneve në varësi me qytetarët. S’më intereson asnjë shpenzim, as një rrugë, dhe s’do të pranojë asnjë justifikim para sjelljes me qytetarët, që trokasin në dyert tona që të qajë një hall. Kjo derë është platforma e bashkëqeverisjes, ‘Shqipëria që duam.al’. Vendimi i parë i kësaj qeverie sot është që ta çojmë në kuvend dhe ta kthejmë në ligj për të gjithë. Një gjë është me rëndësi, është se duhet qartë në këtë fjalë të nisjes së mandatit të tjerë, marrëdhëniet me publikun s’mund të jenë opsionale. Do një ministër merret me to, s’do, nuk merret. Do një drejtor në institucion, qytetarët trajtohen mirë, nuk do, trajtohen keq. Kjo do të jetë një marrëdhënie detyruese.

Kur një qytetar mbetet pa përgjigje, pa adresë, pa zgjidhje, për shkak të zinxhirin të institucioneve tuaj, duhet të tundni dynjanë dhe të mendoni sikur të ishte babai juaj. Për ata duhet të tundni gjithçka. Ne se rregullojmë dot ne në këtë tryezë. S’ka shkop magjik për funksionimin sa hap të të gjitha institucioneve, pasi kjo do të kërkojë kohën e vetë. Nga koha e zezë e sporteve me shufra hekuri, nga era e qofteve, s’kemi bërë pak, por s’mund të bënim dot më shumë se kaq. Ne këtu mund t’i rrini me shkop jo magjik mbi kokë drejtorëve, shefave, që i lënë qytetarët varur në telat e burokracive. Do ju lutesha që të lexonit vetë ligjin e bashkëqeverisjes. Mos merrni në kurriz mallkimet që nja i faturojnë ‘minjtë’ e Hipotekave, të licencave, apo të Legalizimeve. Shkopin kokës çdo miu që e ka sajuar. Deri në mbyllje të ciklit të shërbimeve përmes digjitalizimit, dhe deri kur ta kemi futur plotësisht sistemin në vijën e duhur, shkopi është domosdoshmëri. Mund t’i bëjmë çeço zyrtarët e institucioneve.”, tha Rama.

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...