10.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

Rekord / 203 raste me koronavirus, 5 të vdekur,87 të shëruar

Thuhet rekordi i infektimeve të reja me koronavirus.

Për herë të parë shifra e të infektuarve ka kaluar mbi 200 njerëz.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për 203 raste të reja në 24 orët e fundit.

Fatkeqësisht 5 qytetarë kanë humbur jetën.

Njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1351 testime, 87 të shëruar, 203 raste të reja, 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1351 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 203 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 87 qytetarë, duke e çuar në 9762 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

68 raste në Tiranë, nga 17 raste në Fier, Korçë, 15 në Elbasan, 14 në Berat, 12 në Lezhë, 10 në Durrës, 9 në Lushnje, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Mirditë, Tepelenë, Roskovec, nga 1 rast në Krujë, Kavajë, Librazhd, Mat, Fushë-Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Shijak, Vorë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 59 vjeçare nga Elbasani, një 79 vjeçare nga Vlora, një 87 vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi: 66 dhe 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se nga data 15 Tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Bëjeni mbajtjen e maskës pjesë të sjelljes tuaj të përditshme për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj. Mos neglizhoni për asnjë moment ruatjen e distancimit fizik prej të paktën 1.5 m dhe kujdesuni për higjienën personale.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (14 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                 203

Të shëruar ne 24 orë                87

Humbje jete në 24 orë               5

Testime ditore                      1351

Testime totale                       102,004

Raste pozitive                   15955

Raste të shëruara               9762

Raste Aktive                      5759

Humbje jete                       434

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  2890

Durrës 593

Shkodër 426

Korçë   325

Fier       306

Lezhë 290

Elbasan 246

Vlorë   208

Berat    168

Kukës 159

Dibër   82

Gjirokastër 66

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT