Në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin Edi Rama, presidenti Erdogan u shpreh se fakti që FETO gjen ende fushë veprimi në Shqipëri e lëndon popullin turk.
Presidenti Erdogan tha se pritshmëria jonë më e sinqertë është që në periudhën që kemi përpara të ndërmerren hapa vendimtarë kundër kësaj organizate terroriste.
Presidenti turk, Rexhep Erdogan, gjatë fjalës së tij, sugjeroi, që në Shqipëri, ministritë e Turizmit dhe Kulturës të shkrihet në një.
Ai tha se kjo metodë ndiqet prej 19 vitesh në Turqi dhe ka pasur efikasitet. Erdogan, theksoi më tej se organizata terroriste Feto, që në 2016 tentoi të bënte një grusht shteti, është shtrirë edhe në Shqipëri.
“Ne vlerësuam edhe luftën tonë kundër organizatës terroriste FETO-s. Kjo organizatë terroriste tentoi të bënte një grusht shteti të dështuar që kishte në shënjestër demokracinë tonë. Është e qartë që kjo strukturë e cila i ka duart të lidhura më gjakun e të pafajshmëve përbën një kërcënim të madh jo vetëm për Turqinë por për cdo vend ku është pranishme. Fakti që FETO është ne gjendje të gjejë fushë veprimi në vendin mik dhe vëlla Shqipërinë, e lëndon thellë popullin tonë, bijtë dhe bijtë e të cilëve kanë rënë dëshmor. Pritshmëria jonë më e sinqertë është që në periudhën që kemi përpara të ndërmerren hapa më konkretë vendimtarë, dhe më të shpejtë kundër strukturimit të FETO-s në Shqipëri,
Ne diskuam edhe për marrëdhëniet tona ekonomike. Besojmë se në një kohë të shkurtër do e arrijmë objektivin tonë. Po të shtojmë shërbimet e kontraktimit, Turqia është investitori më i madh në Shqipëri. Më shumë se 600 kompanitë tona ofrojnë vende pune. Këto shifra do të rriten akoma dhe më shumë. Duam të zgjerojmë marrëdhëniet.