19.5 C
Tiranë
Monday, September 8, 2025
spot_img

Kosova në karantinë për fundjavë,shifrat rekord me COVID

Kosova vendos karantinen komiteti për vlerësimin dhe kordinimin e situatës rreth COVID-19 ka propozuar një varg veprimesh për t reduktuar sa me shum perhapjen e KOVID-19

Sot do të njoftohet vendimi për mbylljen e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafenetë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 (e premte) deri më datë 09/11/2020 (e hënë) në orën 05:00, Me perjashtim te:

1.Furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, etj..

 

2.Ndalohet veprimtaria e te gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafenetë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 (e premte) deri më datë: 09/11/2020 (e hënë) në orën 05:00, përveç:

 

3.Furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

4.Institucioneve shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

5.Për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID-19 të (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë – shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore).

5.Operatorët ekonomikë dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit.

6.Pezullohen paragrafët 7, 8, 11, 12, 13, 14, 20 e vendimit të Qeverisë 01/39 të datës 01.11.2020 deri në kohën e përcaktuar sipas dispozitivit 1 të këtij vendimi.

Gjithashtu Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se në 24 orët e fundit, janë regjistruar 661 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Rastet e reja – që përbëjnë shifrën më të lartë të infektimeve brenda një dite në Kosovë që prej fillimit të pandemisë –dalin pas testimit të 1,617 mostrave.

Ndëkaq dje IKSHPK-ja ka njoftuar se edhe gjashtë pacientë me koronavirus kanë vdekur.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3, Ferizaj 1, Gjilan 1 dhe Malishevë 1 të cilat i përkasin grup-moshës 50-59 vjeç 1 rast, 60-69 vjeç 2 raste, 70-79 vjeç 1 rast me mbi moshën 80 vjeçare janë 2 raste”, u tha në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 22,206. Prej tyre, 720 pacientë kanë vdekur dhe 15,921 janë shëruar. Ndërkaq, raste aktive janë 5,565. Në 5 nëntor Kosova ka shënuar rekord të rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri COVID-19 me 661 raste të reja. Numrin më të lartë të infektimeve nga kjo shifër e mban komuna e Prishtinës. Kryeqyteti dje ka numëruar edhe 324 raste të reja me COVID-19.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 8 Shtator 2025

0
Dashi ♈ Sot do të ndiheni plot energji dhe dëshirë për të ndërmarrë iniciativa të reja. Në punë, është momenti i duhur për të treguar...

Parashikimi I motit, e Hënë, 8 Shtator 2025

0
8 shtatori sjell një ditë tipike të fillimit të vjeshtës, me moti kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, por me...

Del i pafajshëm pas 27 vitesh burg,rrëfehet vrasësja e vertetë

0
Minneapolis – Bryan Hooper Sr., një burrë nga Minneapolis, ka dalë nga burgu pas 27 vitesh, pas zbulimit se ishte dënuar padrejtësisht për vrasjen...

Sherr mes dy familjeve në Durrës, plagosen dy persona

0
Një konflikt mes dy familjeve ka përfunduar me plagosjen e dy personave mesditën e kësaj të diele në lagjen 15 të qytetit bregdetar të...

Shkencëtarët zbulojnë gjenin që mund të rigjenerojë trurin pas një goditjeje cerebrale

0
Truri i njeriut tregon aftësi të jashtëzakonshme rigjeneruese, edhe pas një ictusi, një gjendjeje që zakonisht lë pasoja të përhershme. Studiuesit, të cilët më...