13.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Arrihet më në fund marrëveshja me naftëtarët pas takimit me Ramën..

Naftëtarët e Ballshit, të cilët prej disa kohësh protestuan dhe u futën në grevë urie për pagat e tyre, kanë arritur sot në një marrëveshje me qeverinë Rama.

Pas përfundimit të takimit me kryeministrin Edi Rama sot në Fier, kreu i sindikatës së Naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj tha se u arrit në dakordësi që naftëtarët të marrin një pagë prej 400 mijë lekësh të vjetra për një periudhë 1-vjeçare, plus dhe sigurimet shoqërore. Sipas tij nga ky vendim përfitojnë 870 naftëtarë.

“Kemi parashtruar problematikat e mbartura gjatë viteve. Nuk u arrit kjo dakordësi për pagat e prapamnetura. kaluam tek pika e dytë, që do të jetë për një periudhë të caktuar kohore, deri sa të vijë një kompani. Kemi arritur në dakordësi që të jepet një pagë prej 400 mijë lekësh për çdo muaj, për një periudhë 12 mujore, dhe të paguhen sigurimet e tjera, që shkon në vlerën e 580 mijë lekëve. Me këtë zgjidhje që marrin sot, jemi të kënaqur. Me detyrimet e prapambetura, do vijojë rruga ligjore. Kemi menduar që pagat e para të merren dy e nga dy. Dmth brenda këtij muaji të merren dy paga. Shpresojmë që të gjendet një kompani serioze. Numri i naftëtarëve që përfitojnë është 870.”, tha Dautaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...