37.5 C
Tiranë
Wednesday, August 13, 2025
spot_img

Rekord Covid / Konfirmohen 786 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në njoftimin e sotëm konfirmon se në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2592 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 786 qytetarë.

Por fatkeqësisht, me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 349 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14,565 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

 

379 raste në Tiranë, 71 raste në Gjirokastër, 35 raste në Shkodër, 31 raste në Fier,
28 raste në Krujë, 25 raste në Kavajë, 24 raste në Elbasan, 23 raste në Vlorë, Berat, Sarandë,
20 raste në Tepelenë, 18 raste në Lushnje, 14 raste në Durrës, 10 raste në Bulqizë,
8 raste në Pukë, 7 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, Pogradec, 6 raste në Përmet,
4 raste në Delvinë, 3 raste në Korçë, Devoll, Kukës, Mirditë,
2 raste në Malësi e Madhe, Gramsh.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit.

Gjithashtu ju Ministria e Shëndetësisë ju bën apel qytetarëve të zbatojnë vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve për kufizim me lëvizjeve dhe aktiviteteve pas orës 22:00 dhe vendimin për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona në ambiente të hapura apo të mbyllura.
Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

OVID-19 – Statistika (19 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 786
Të shëruar ne 24 orë 349
Të shtruar në spitale 424

Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 2,592

Testime totale 165,617
Raste pozitive 30,623
Raste të shëruara 14,565
Raste Aktive 15,401
Humbje jete 657

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 7671
Fier 1178
Durrës 1176
Korçë 903
Shkodër 841
Elbasan 761
Vlorë 717
Lezhë 671
Berat 519
Gjirokastër 463
Kukës 353
Dibër 148

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Policia e Vlorës godet rast të prostitucionit, arrestohen dy shtetase kineze dhe dy klientë

0
Vlora – Policia e Vlorës ka goditur një rast të shfrytëzimit të shtetaseve të huaja për prostitucion në lagjen “Uji i Ftohtë”, duke identifikuar...

Vlora – Gjendet i mbytur një 70-vjeçar në Plazhin e Vjetër

0
Vlora – Një shtetas rreth 70 vjeç është gjetur i mbytur në Plazhin e Vjetër të qytetit të Vlorës. Sipas policisë, viktima dyshohet të...

Policia e Fierit arreston dy persona për zjarrvënie në Vjosë dhe Lushnjë

0
Fier – Policia e Fierit ka goditur dy raste të zjarrvënies në zonat e Vjosës dhe Lushnjës, duke arrestuar dy shtetas, Shezai Banaj dhe...

Zjarri apokaliptik në Gramsh shkatërron 39 banesa në Skënderbegas, situata jashtë kontrollit

0
Gramsh – Një zjarr me përmasa të mëdha ka shkatërruar 39 banesa në fshatin Skënderbegas, ndërsa flakët vijojnë të përhapen dhe të hapen vatra...

Shpërthim me lëndë plasëse në Durrës, vetëm dëme materiale

0
Durrës – Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.14 të Durrësit, në ambientet e jashtme të...