9.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Vlorë / Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i bën thirrje te rinjëve në ditën e pavarësisë

28 nëntori i pavarësisë:

VLORA E HISTORISË,
KRENARI E SHQIPËRISË.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe zëvendëskryetari Luan Rama kanë nderuar në 108 vjetorin e shpalljes së pavarësisë në Vlorë, burrin e madh të kombit dhe themeluesin e shtetit shqiptar Ismail Qemal Vlorën.

Ata kanë vendosur një kurorë në emër të LSI-së pranë varrit të tij të shoqëruar nga dhjetëra veprimtarë të LSI-së që gjithashtu kanë vendosur buqeta me lule.

Në vijim, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat e pranishme, pasi theksoi rëndësinë dhe vendin e veçantë në histori të ngjarjes së madhe të shpalljes së pavarësisë, nënvizoi:
“Sot më shumë se kurrë kjo ditë ka simbolikën e saj jo vetëm për sa i përket identitetit tonë kombëtar, por ç’është më e rëndësishmja, duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve për të ndaluar njëherë e përgjithmonë këtë shpopullim të mbrapshtë që ka nisur në Shqipëri, ku me qindra e mijëra të rinj e të reja po largohen nga Shqipëria.
Detyra e të gjithë politikanëve pa dallim të flamujve të tyre politikë, vetëm në një flamur “Kuq e zi”, t’u bëjmë thirrje të gjithë vajzave dhe djemve tanë, kudo që janë në të gjithë botën, të kthehen në Shqipëri”.

opennews.al
opennews.al
opennews.al

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...