12.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

COVID-19 pëson mutacion/ Reagon OBSH: Duhet të kemi kujdes!

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thanë ditën e sotme se koronavirusi ka pësuar mutacion, duke e detyruar Mbretërinë e Bashkuar që të mbyllet në disa vende.

Zyrtarët britanikë i kanë thënë OBSH-së se vaksinat kundër COVID-19 janë po aq efektive kundër llojit të ri që po përhapet, por sërish kërkohet më shumë hulumtim.

“SARS-CoV-2 po muton me një shpejtësi shumë më të ngadaltë sesa gripi sezonal”, tha shefi i shkencës së OBSH Soumya Sëaminathan në një konferencë për shtyp. “Dhe deri më tani, edhe pse kemi parë një numër ndryshimesh dhe një numër mutacionesh, asnjë prej tyre nuk ka bërë një ndikim të rëndësishëm në ndjeshmërinë e virusit ndaj ndonjë prej terapeutikëve, ilaçeve ose vaksinave të përdorura aktualisht, dhe shpresojmë që kjo të vazhdojë të jetë kështu. ”

Zyrtarët e OBSH-së përsëritën se zyrtarë nga Mbretëria e Bashkuar kanë thënë se varianti i ri mund të jetë deri në 70% më i transmetueshëm se lloji origjinal i virusit. Dr. Mike Ryan, drejtor ekzekutiv i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së, tha se ishte e paqartë nëse rritja e përhapjes në Mbretërinë e Bashkuar është për shkak të mutacionit ose sjelljes njerëzore.

Ndërsa Maria Van Kerkhove, kryetarja e njësisë së OBSH-së për sëmundjet në zhvillim tha se zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar vlerësojnë se mutacioni ka shkaktuar një rritje të normës riprodhuese të virusit nga 1.1 në 1.5. Kjo do të thotë që çdo person i infektuar me variant vlerësohet të infektojë 1.5 persona të tjerë, nga 1.1 kur është i infektuar me variantin origjinal.

Ajo u shpreh se zyrtarët po hetojnë tre elementë të variantit të ri, duke shtuar se shkencëtarët po shikojnë nëse përhapet më lehtë, nëse shkakton sëmundje pak a shumë të rëndë dhe se si antitrupi përgjigjet ndaj një infeksioni, por deri në marrjen e këtyre përgjigjeve duhet të ruhemi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...