21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Nis vaksinimi në Gjermani / 101 vjeçarja merr dozën e parë nga Pfizer/ BioNTech

Ditën e sotme, personi i parë në Gjermani që mori dozën e parë të vaksinës Pfizer/ BioNTech është  Edith Kwitsala, 101 vjeçe, e cila qëndronte në një shtëpi pleqsh në Saksoninë-Anhalt.

Një ditë para fillimit zyrtar të fushatës së vaksinimit jo vetëm në Gjermani, por edhe në pjesën tjetër të Bashkimit Evropian, një total prej 40 banorësh dhe 10 anëtarësh të stafit të fondacionit do të vaksinohen sot.

Për ne, çdo ditë ka rëndësi”, tha Imo Kramer, kreu i qendrës së vaksinimit të zonës, duke folur për televizionin publik MDR.

Më parë, dhjetëra mijëra doza të vaksinës u janë dorëzuar autoriteteve lokale shëndetësore, të cilët më pas i shpërndanë ato në qendrat lokale. Të parët që do të vaksinohen do të jenë banorët e shtëpive të të moshuarve, të moshuarit mbi 80 vjeç dhe personeli mjekësor.

“Kjo vaksinë është çelësi për tejkalimin e pandemisë. Thjeshtë çelësi për të rikthyer jetën tonë në rrugën e duhur”, tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spann në një konferencë shtypi. Në të njëjtën kohë, ai u kërkoi të rinjve që të kishin durim dhe të vazhdonin të ndiqnin masat për të kufizuar përhapjen e sëmundjes.

Për shkak të rritjes së rasteve, në Gjermani është vendosur një karantinë e pjesshme, të paktën deri më 10 janar. Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti Robert Koch, 14,455 raste të reja janë raportuar në 24 orët e fundit dhe 240 njerëz kanë ndërruar jetë. Sidoqoftë, për shkak të festave të Krishtlindjeve, nuk ka të dhëna nga të gjitha shtetet. Numri i të vdekurve është rritur në 29,422 që nga fillimi i pandemisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...