10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Shqipëria hunbi 1-2 ndaj Ukrainës: Sylvinho dhe Ismajli “Dy golat e shpejtë ishin vrastarë”

Shqipëria e përfundoi aventurën e saj në Ligën e Kombeve me një humbje 1-2 ndaj Ukrainës në stadiumin Air Albania. Ndeshja, e cila mbylli garën për kuqezinjtë në këtë edicion, solli zhgënjim për trajnerin Sylvinho dhe kapitenin Ardian Ismajli, të cilët pranuan gabimet dhe kërkuan reflektim për të ardhmen.

Sylvinho: “Dy golat e shpejtë na vranë
Trajneri Sylvinho pranoi se skuadra gaboi në këtë ndeshje dhe theksoi rëndësinë e përmirësimit për t’u përballur me sfidat e ardhshme në nivelin e lartë të futbollit ndërkombëtar.

Dy golat e shpejtë ishin vrastarë. Kjo na ka ndodhur edhe me Çekinë. Duhet të rritemi sepse ky është nivel i lartë ku luajmë dhe duhet të kapim ritmin. Një vit më parë fituam grupin si të parët dhe shkuam në Europian të gjithë si grup, dhe sot kemi gabuar të gjithë si grup. Përfunduam Ligën e Kombeve në vend të fundit, por një gol mund të kishte bërë ndryshimin dhe të na ngjiste në vendin e dytë. Kjo është natyra e futbollit dhe duhet të mësojmë nga gabimet për të ardhmen,” deklaroi Sylvinho.

Ismajli: “Pjesa e parë më e keqe në tre vite”
Kapiteni Ardian Ismajli, duke analizuar ndeshjen, pranoi se pjesa e parë ishte ndër më të dobëtat e Kombëtares në vitet e fundit. Ai kërkoi nga ekipi që kjo përvojë të shërbejë si mësim dhe të shmanget përsëritja e gabimeve.

Pjesa e parë ka qenë ndeshja më e keqe në këto tre vite. Nuk do të kemi gjithmonë fatin me vete. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbisnim dhe provuam të bëjmë maksimumin, por nuk ia arritëm. Me një pikë do të ishim në ‘play-off’. Kjo humbje na tregon që duhet të mësojmë nga gabimet dhe të mos e lejojmë më një performancë të tillë. Kur je përballë 20 mijë tifozëve, lodhja nuk duhet të ndikojë. Pjesa e dytë ishte e mirë, por nuk mjaftoi. Në pjesën e parë morëm dy gola shpejt dhe kjo na dëmtoi rëndë,” tha Ismajli.

Kapiteni shtoi gjithashtu se për disa zgjedhje taktike kishte mendimin e tij, por si profesionist nuk preferoi të komentonte.

Pavarësisht zhgënjimit, si trajneri ashtu edhe kapiteni apeluan për fokusim në përmirësimin e skuadrës dhe për të parë përpara drejt sfidave të reja, duke ndërtuar mbi mësimet e nxjerra nga kjo ndeshje dhe ky edicion i Ligës së Kombeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...