25.7 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Anulimi i Panairit të Librit, Ymeri: Ja rimodelimet që i ofruam Ministrisë së Shëndetësisë

Nuk do të ketë panair, as çmime vjetore!  Panairi i librit është anuluar në formën e tij tradicionale si një pikëtakim mes lexuesve e autorëve, por një formë alternative vjen përmes takimeve letrare e shitjeve online.

Kreu i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri,  sqaron bisedimet me Ministrinë e Shëndetësisë, e cila nuk dha leje për panairin, pavarësisht rimodelimeve që janë përpjekur të bëjnë organizatorët.

“Ne e rishikuam planin tonë të panairit, zvogëluam ditët nga 5 në katër, reduktuam oraret, zmadhuam në planimetri, sipërfaqet e përbashkëta për lexuesit, që janë korridoret, megjithatë, përgjigja erdhi negative. Ne e mirëkuptojmë, është normale, që kërkohet të mos bëhen grumbullime masive siç është Panairi, sepse paraqet rrezikshmëri të lartë”, tha Ymeri.

Në kushtet e pandemisë, vëmendja ndaj librit, do të tërhiqet ndryshe. Ymeri, kreu i shoqatës së Botuesve, tha se ‘panairi online’ që do të bëhet do të shtrihet në dy plane.

“Një do jetë nxitja e shitjeve online me platforma të ndryshme, ndërsa aktivitetet që ishin menduar do t’i bëjmë në pika të ndryshme të qytetit”, tha ai.

Petrit Ymeri prezantoi dje projektin evropian te letërsisë ku 10 autore si Milan Kundera, Alda Merini, apo Peter Handke,  do te vijnë në shqip me përkthimet e  Mirela Kumbaros, Ledia Dushit, apo Jonila Godoles. Një përgjigje erdhi edhe mbi Handken e shumëdebatuar ne shqip.

opennews.al

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, 40-vjeçari kapet me armë zjarri pa...

0
Elvis Kosova, i njohur me nofkën “Visi i garave” ose “Visi i makinave të shpejta”, është arrestuar në Palasë gjatë një operacioni të FNSH-së...

Aksident me tre automjete në aksin Levan-Tepelenë, një person dërgohet në spital

0
Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas të dhënave paraprake, mjetet janë përplasur njëra...

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin me biçikletë dhe u largua, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

0
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më...

Rama mbledh ministrat në Pogradec, në fokus bilanci i punës dhe prioritetet e qeverisë

0
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat në Pogradec, një ditë pasi zhvilloi një takim disaorësh me drejtuesit politikë të Partisë...

“Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”, Vanessa Bryant prek me homazhin për Kobe-n

0
Vanessa Bryant ka ndarë një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur legjenda e basketbollit do të festonte...